Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” edhe një detaj interesant përsa i përket dinamikës së ngjarjes ku Esat Dushaj vrau më 2 janar dy vëllezërit Shkambi. Sipas gazetarit të Tv Klan, Dushaj ka tentuar disa herë të shkojë në Angli, aty ku ndodhet vajza e Skënder Shkambit, të cilën ai dëshironte ta merrte për nuse. Por të gjitha tentativat e tij kanë rezultuar të dështuara. Por nuk dihet nëse Dushaj ka tentuar të shkoj në Angli për letra apo për të takuar vajzën.