Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tani në Opinion/ Bumçi: Këto janë arsyet madhore pse opozita kërkon qeveri teknike

2017/02/22 at 10:30 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tani në Opinion/ Bumçi: Këto janë arsyet madhore pse opozita kërkon qeveri teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka argumentuar arsyet bazë se pse opozita kërkon një qeveri teknike.

Bumçi theksoi se PD e logjikon vendimin e marrë për qeveri teknike me arsyen e disa argumentave bazë, ku një prej tyre, është edhe mbjellja e drogës në të gjithë vendin nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim.

Ai deklaroi se vendi është shndërruar në një plantacion kanabisi dhe me një plantacion të tillë, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, milionat e fituara nga droga do të përdoreshin për të blerë zgjedhjet, bashkë me to, në terren do të dilnin edhe bandat e krijuara nga kjo praktikë në vend, me armë duke terrorizuar qytetarët për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në vend.

“Me plantacionet e kanabisit nuk ka zgjedhje”, theksoi Bumçi.

Deputeti demokrat, bëri me dije, nëse realizohet një qeveri teknike do pezullohej vullneti për të nxitur një praktikë të tillë.

Një arsye tjetër madhore është dhe krimi politik.

Për deputetin demokrat kriminelë të veshur me pushtet apo të trimëruar nga përkrahja e shtetit janë rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.

Bumçi theksoi se përveç varfërisë dhe mungesës së shpresës që kjo qeveri ka ngjall në vend, një arsye tjetër që legjitimon kërkesën e opozitës për qeveri teknike, është edhe manipulimi i zgjedhjeve nga Edi Rama.

Bumçi bëri me dije se rasti i parë janë zgjedhjet e manipuluara në Korçë.

“Një televizion kapi në zyrat elektorale të PS-së me lista duke dhënë lekë për të votuar kandidatin e majtë, pavarësisht se fitorja socialiste ishte e sigurtë edhe pse kandidati ynë ishte një figurë serioze”.

Ai deklaroi se kjo praktikë vazhdoi edhe më pas, në vitin 2015, një vit e gjysmë nga marrja e pushtetit, në zgjedhjet e përgjithshme lokale, shqiptarët nuk ishin të lirë nga kërcënimet dhe frika për të votuar kandidatët e tyre sipas preferencave personale.

“Kryeministri më i paaftë, ky sot nuk ka një ekip ekonomik i cili e ka zhytur vendin në varfëri ku 200 mijë shqiptarë jetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë, e thotë Banka Botërore. Ky mandat 4-vjeçar, kjo varfëri dhe ku me dhunë ndaj shqiptarëve u janë prishur 9 mijë shtëpi dhe biznese në të njëjtën kohë kur ata janë larguar më shumë se sirianët. A ka turp më të madh, 20 milion banorë janë sirianët, vend i shkatërruar nga lufta; shqiptarët për frymë largohen më shumë se sirianët. Mandati i ri qeverisës i kësaj qeverie nga do dali, nga droga, krimi? Ky ishte Lazarati, tani na del Lazarati më i madh se Shqipëria. Kjo është propaganda e Rilindjes, Lazarati është më i madh se Shqipëria”, theksoi ai.

 Shiko videon:

Etiketa: arsyetbumciDrogaqeveri teknike

Ju sugjerojmë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Para
Video-Opinion/ Shalsi: Qeveria teknike është një absurditet

Video-Opinion/ Shalsi: Qeveria teknike është një absurditet

Opinion/ Bumçi: Rama vazhdon të mbështesë Elvis Rroshin, nuk tërhiqet nga krimi

Opinion/ Bumçi: Rama vazhdon të mbështesë Elvis Rroshin, nuk tërhiqet nga krimi

Video-Opinion/ Shalsi: Qeveria teknike është një absurditet

Video-Opinion/ Shalsi: Këta kanë ende pas 26 vitesh kryetar Sali Berishën

TE FUNDIT

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama u tha gjyqtarëve në një mesazh publik përmes llogarisë së tij në Facebook se falë qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët lidhur me kërkesën e tyre për rritje pagash, duke e cilësuar reagimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com