Për analistin Agron Gjekmarkaj, arrestimi i ish-ministrit Spiro Ksera është një akt burracak nga ana e Prokurorisë. “Prokuroria po ndërton një marrëdhënie shoë. Ky është një akt burracak nga Prokuroria. Kanë gjetur një minoritar për ta bërë kokë turku. Ai mund të jetë i fajshëm ose jo këtë e vendosin organet. Ana e mirë e çështjes është ngritja e statusit të hetimeve duke hetuar një ministër. Por kanë gjetur një ish ministër që nuk kishte asnjë rrezik për të ikur nga Shqipëria”