Ashtu siç kishte premtuar, edhe pse nuk e kishin njoftuar, Ben Blushi ka shkuar në Pallatin e Sportit në Elbasan, aty ku është edhe kryeministri Edi Rama. Por ndërsa ka hyrë në sallë mësohet se Blushi është pritur me fishkëllima.
Thirrjet ndaj Blushit kanë qenë “Ik! Largohu! S’je përfaqësuesi ynë”.
Me të shkuar Blushin nuk e kanë takuar as deputetë të tjerë të PSsë, Evis Kushi, Anasatas Angjeli dhe Musa Ulqini.