Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tani e gjete ti”? Motra inskenon vjedhje dhe i shet motrës shtëpinë

2023/06/16 at 9:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tani e gjete ti”? Motra inskenon vjedhje dhe i shet motrës shtëpinë

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit të një prone në qytetin e Vlorës, ku motra i ka marrë shtëpinë motrës duke inskenuar një vjedhje dhe ja ka shitur.


Myzafer Qejvani, një emigrant prej 23 vitesh në SHBA, denoncon se si motra e gruas i ka grabitur shtëpinë.

“Unë jetoj në SHBA prej 23 vitesh. Jam kthyer në Vlorë sepse kam dalë në pension dhe mundohem që të marr shtëpinë që kam lënë kur kam ikur të cilën ma ka marrë baxhanaku, kryesisht e shoqja, sepse ajo është që i është futur kësaj pune pasi u bë xheloze se motra e saj, gruaja ime, erdhi në Amerikë. Baxhanaku ka një furrë buke aty. Vendi në atë kohë quhej mensa e serrave, rruga s’kishte emër në atë kohë nuk e di, bëhet fjalë në vitin ’98. Unë zura sa desha vetë se ishte vend bosh nuk kishte ndërtuar njeri aty. Zura 600 metra katrorë. Ndërtim bëra 2 dhoma, bëra një korridor 3 metra të gjatë, 3 metra të gjerë që ishte i barabartë me gjatësinë e 2 dhomave dhe në fund preva një copë për banjo. Edhe pjesa tjetër ngeli sallon. Unë jetova atje deri në Mars të vitit 2000. Në Mars të vitit 2000 m’u dha mundësia edhe ika në SHBA”, tregon Myzafer Qejvani.

Sipas këtij të fundit, kunata inskenoi një vjedhje për të larguar fëmijët nga shtëpia, pasi e motra dhe bashkëshorti i saj ishin në SHBA me azil politik. Myzafer Qejvani thotë gjithashtu se baxhanaku i kishte goditur djalin në kokë me qytën e pistoletës.

“Pas afërsisht 2 vitesh, i bëra një garanci gruas me anë të një shokut edhe mori vizën dhe erdhi në Amerikë dhe lashë 3 fëmijët dhe erdhi nëna nga fshati dhe jetoi nëna me ta. Fëmijët në atë kohë, djali i vogël unë e kam lënë pa mbushur 2 vjeç. Vajza ka qenë 18 dhe djali tjetër 16 vjeç. Ç’bëri kjo tani? Bëri një lojë sikur i humbën 20 milionë Lekë thonin në atë kohë, viti 2002 duhet të ketë qenë. Edhe na i mori, tha fëmija, kryesisht djali im i dyti që ishte aty. U fut nga dritarja dhe i mori, se këta i mbanin lekët në shtëpi, tha. Erdhën në shtëpi këta dhe qëlloi djalin ai, baxhanaku, me qytë të pistoletës në kokë edhe ra djali në tokë. Vajza mori policinë menjëherë dhe erdhi policia. Doli tezja e fëmijëve, tha më kanë vjedhur paratë. E morën në polici fëmijën. Shkuan fëmijët në polici, i mori në pyetje hetuesia 8 orë i kanë mbajtur dhe pas 8 orësh i kanë lëshuar të pafajshëm. Kjo ishte një ide e asaj kunatës që me këtë rast të merrte shtëpinë siç e mori. I trembën fëmijët, vazhduan edhe më mbrapa, i qëllonin dhe me gurë, vajza merrte policinë në telefon, policia nuk vinte më aty, thoshte s’merrem me ju gjithmonë. Policia e tillë ishte në atë kohë. Në këtë kohë këta e shpartalluan shtëpinë. I hoqën perde, divanet që kishte lënë vëllai aty se mori fëmijët edhe la gjëra që s’i ngrinte dot. I kishin prishur, thyer me këmbë, kishin hequr dyer dhe dritare. Kur erdhi vëllai e gjeti shtëpinë të braktisur pa dyer pa dritare”, thotë Myzafer Qejvani.

”Stop”, përmes kamerave të fshehta, konfirmon me anë të komshinjve se e kujt ka qenë kjo shtëpi 600 m2 dhe një objekt rreth 80 m2. Ata pohojnë se shtëpia ka qenë e Myzafer Qejvanit.

Komshiu-Hajde hajde…!

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Nuk kam kohë, nuk kam kohë dëgjo, se kam shumë punë …po, që ti e di, që shtëpia është e imja…?

Komshiu-Po, po!

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Se unë jam ai, që të hapa derën, kur ti bëre shtëpitë këtu, edhe erdhe, edhe bëre drekën tek unë.

Komshia- Të tujat janë, i kemi thën edhe të zonjës, që është aty i kemi thënë, që janë të tuat.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Ju i keni thënë asaj?

Komshia- I kemi thënë, që qëkuri. Tani s’i kemi thënë asaj…

Më pas Myzaferi takon baxhanakun Dino Ngucaj, i cili pranon se shtëpia është e Myzaferit, por i thotë se është kujtuar vonë.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Tungjatjeta baxhanak! O më fal, s’jemi më baxhanakë. S’jemi takuar, se ti e di, se unë kam qënë me azil politik dhe kam ardhur me shumë vonesë këtu në Shqipëri.Tani, si burrat, çfarë të detyrohem, çfarë më detyrohesh?

Baxhanaku Dino Ngucaj-Unë ty, ça të detyrohem më thuaj ti?

Denoncuesi Myzafer Qejvani-  Ti mua më detyrohesh shtëpinë?

Baxhanaku Dino Ngucaj- Tani e gjete ti? Po telefon nuk kishe ti?

Denoncuesi Myzafer Qejvani-  Tani më erdhi koha mua jam i lirë. Jo, s’kisha telefon. Ne u shkëputëm.Gruaja ime ka ardhur këtu, ka folur me Merushen, kanë bërë sikur janë miqësuar, janë zënë, janë sharë, pastaj ka ikur.Janë ndarë, ti e di, që ato shtëpi, si i bëra me mundim…

Baxhanaku Dino Ngucaj- I di unë ato, se bashkë i bëmë, unë të ndihmova…

Denoncuesi Myzafer Qejvani-  Edhe ti më ke ndihmuar, s’ta hedh poshtë.

Baxhanaku Dino Ngucaj- Ashtu dëgjo! Këtu neve do ta lemë të flasim në një moment tjetër bashkë! E di, pse do flasim në një moment tjetër? Dua të flasim, që ça mundësie kam unë, që të të ndihmoj ty!

Pas takimit me baxhanakun, Myzaferi shkon tek shtëpia e tij pas 23 vitesh dhe gjen një zonjë, e cila i thotë, se e njeh dhe i tregon se shtëpinë e ka blerë nga baxhanaku i tij, Dino Ngucaj.  /tvklan.al

Blerësja e shtëpisë-Si jeni zotëri?

Denoncuesi Myzafer Qejvani– Si vete? Nuk e di, a ma ke dëgjuar emrin. Unë jam Myzafer Qejvani.

Blerësja e shtëpisë- Hajde, urdhëroni! Unë do të them veç dy fjalë. I kam blerë, nuk kam gjetur as dyer, as dritare. Unë nuk dua asnjë gjë, për të më thënë. Kam bërë shtesa, i kam bërë të gjitha. Unë kam ble shtëpi, se i dija pa hile.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Kush t’i ka shit shtëpitë ty?

Blerësja e shtëpisë- Mua m’i ka shit Din Dinoja edhe në dokumente legalizimi i ka Dinoja./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
-U tha në Opinion

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

9 Tetor, 2025 9:18 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

9 Tetor, 2025 9:03 pm
Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Para
Kurti takon Begajn në Prespë, Presidenti dënon sjelljen e Serbisë në Veri të Kosovës

Kurti takon Begajn në Prespë, Presidenti dënon sjelljen e Serbisë në Veri të Kosovës

Dhunimi i gazetarëve në Kosovë, Kurti: U sulmuan nga grupe të kontrolluara nga Serbia

Dhunimi i gazetarëve në Kosovë, Kurti: U sulmuan nga grupe të kontrolluara nga Serbia

Elbasan, adresat në Gjendje Civile ndryshe nga Kadastra, ngërç në dokumente

Elbasan, adresat në Gjendje Civile ndryshe nga Kadastra, ngërç në dokumente
















TE FUNDIT

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
9 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pezulloi dekretin e...

Lexo më shumë

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
9 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev në Dushanbe, pranoi se dy raketa ruse...

Lexo më shumë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
9 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Stërvitja u fokusua...

Lexo më shumë

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
9 Tetor, 2025

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për bombardimin e një varke në Karaibe që, sipas tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com