Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBAsë të shoqëruar nga balerinë profesionistë kanë performuar tangon e famshme argjentinase në Qendrën Kulturore Kirchner. Presidenti ka kërcyer me balerinën bukuroshe, për rreth 1 minutë, ndërsa Michelle Obama me partnerin në kërcim. Por megjithatë mediat shkruajnë se udhëtimi i presidentit ishte më shumë se një tango. Ai tha se do të deklasifikojë të dhënat e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane për 40 vite ë parë, ku 30 mijë argjentinas u vranë apo u zhdukën pas grushtit ushtarak. Top Channel