Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Takticieni”, kush është njeriu pas Boris Johnsonit?

2019/11/23 at 9:37 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Takticieni”, kush është njeriu pas Boris Johnsonit?

Brexit me çdo çmim – ky ishte qëllimi i deklaruar i Boris Johnsonit, kur në korrik të këtij viti ai u ngjit në postin e kryeministrit, pas dorëheqjes së Theresa Mayt. Ai donte me çdo kusht nxjerrjen e mbretërisë nga BE, madje edhe me mjete, që nuk gëzonin një emër të mirë në repertorin politik në Britaninë e Madhe. Ai fiksoi si datë kategorike 31 tetorin, në rast nevoje edhe pa marrëveshje. Përjashtoi 20 konservatorë, që nuk e mbështetën kursin e tij të ashpër. Pastaj dërgoi parlamentin në pushim të detyruar, sepse nuk i dha shumicën.


Pas kësaj strategjie të grushtit mbi tavolinë qëndron Dominic Cummings, sipas vëzhguesve, këshilltari më i ngushtë i Boris Johnsonit në Downing Street. Kritikët e quajnë atë njeriun, që lëviz pa skrupuj levat e pushtetit, kurse mbështetësit e quajnë një gjeni takticien.

Boris Johnson e emëroi Dominic Cummings si kryestrateg. Që atëherë, ai ka ngritur “një sundim terrori”, thonë punonjësit në Downing Street. Ai i pushoi nga puna katër këshilltarë të kryeministrit, madje një këshilltare e nxori me polici.

Dominic Cummings, lindur në vitin 1971 në Durham në veriun e Anglisë, studioi histori antike dhe bashkëkohore në Oxford.  Një person që e njeh prej kohësh, Dominic Cummings thotë, se ai “është më i zgjuar se vetë kryeministri.”
Pas studimeve, kryestrategu qëndroi tre vjet në Rusi, ku thuhet, se themeloi një shoqëri të pasuksesshme fluturimesh. Pas kthimit në Britaninë e Madhe, Dominic Cummings pati më shumë sukses. Me “Business for Sterling” një grupi lobist kundër euros, ai u angazhua kundër futjes së vendit në eurozonë.

Arkitekt i Brexit?
Fushata “Vote Leave” për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian, ishte ajo që i dha emrin Dominic Cummings si “mastermind” i Brexit. Ishte ai që futi slloganin “take back control”, pra britanikët duhet të vendosnin vetë për çështjet e tyre të brendshme. Shembulli më i njohur: Një autobus “Leave” në fushatën kundër Brexit, ku shkruhej, se vendi paguan 350 milionë paund (410 milionë euro) çdo javë për BE. Me këto para mund të mbështetet sistemi shëndetësor vendas, sipas tij. Ky pretendim u provua më vonë si gënjeshtër.
Tim Shipman, redaktor për çështjet politike në Sunday Times thotë, se “qëllimi i deklaruar i Dominic Cummings është që të fitojë lojën e politikës”. “Ai polarizon shumë, dhe është si kremi britanik për lyerjen e bukës “Marmite”. Njerëzit ose e duan, ose e urrejnë.”

Admirim për diktaturat
Dominic Cummings nuk e ka fshehur përçmimin që ka për politikanët dhe funksionarët. Ata janë narcistë për të. Edhe për demokracinë parlamentare ai nuk është shumë entuziast, këtë e tregon admirimi i tij për diktatura si Kina për shkak të “vendimmarrjes efektive.” Për të dalja e Britanisë së Madhe nga BE është vetëm fillimi i punës për të ndryshuar me rrënjë sistemin, që do të pasojë me një Britani të Madhe eficiente e dinamike. Prandaj edhe vendimi për zgjedhjet parlamentare më 12 dhjetor, që Johnson inicioi me ndihmën strategjike të Dominic Cummings. Ideja; me një shumicë konservatore në parlament, mund të dilet nga BE pas zgjedhjeve. Gjatë fushatës zgjedhore, Cummings që nuk është anëtar partie qëndron i rezervuar. Shtabin ai ia ka dorëzuar, Isaac Levidos, një australiani edhe më pak i njohur, që ka ndihmuar të ngjiten në pushtet liberalët në vendin e tij./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
Aktualitet

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

15 Korrik, 2025 12:22 pm
Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
Bota

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

15 Korrik, 2025 12:07 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

15 Korrik, 2025 12:01 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

15 Korrik, 2025 11:53 am
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Aktualitet

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

15 Korrik, 2025 11:51 am
Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë
Aktualitet

Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë

15 Korrik, 2025 11:46 am
Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar
Aktualitet

Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar

15 Korrik, 2025 11:39 am
“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi

15 Korrik, 2025 11:36 am
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

15 Korrik, 2025 11:23 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Para
Atentati ndaj 26-vjeçarit, policia identifikon 4 autorët

Atentati ndaj 26-vjeçarit, policia identifikon 4 autorët

Urdhëri i mbretit Zog për organizimin e kurseve të veçanta për gratë

Gazeta franceze (1939) : Mbreti Zog ka me vete një qese me...

‘Valë e re largimesh nga Shqipëria’, apeli i Metës

Meta nderon veteranët e LANÇ-it: Gjaku s'bëhet ujë
















TE FUNDIT

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
15 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili një ditë më parë në fshatin Dobraç, kanosi fqinjin e tij,...

Lexo më shumë

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
15 Korrik, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
15 Korrik, 2025

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
15 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Bradashesh, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com