Tre shqiptarë janë përleshur me njëri – tjetrin në Larisa të Greqisë.
Sipas mediave greke, përleshja e armatosur mes shqiptarëve, të cilët punonin si shoferë taksie, ka ndodhur për shkak të konkurencës, gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Identiteti i tyre ende nuk dihet, ndërsa mësohet se kanë përdorur dhe armë zjarri pistoletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej shqiptarëve, që është transportuar menjëherë drejt spitalit të Larisës.
Policia vendore ka shoqëruar dy persona si të përfshirë në konfliktin e armatosur.
Tv Klan