Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Trump-Putin do të zhvillohet në Beograd?

2025/01/14 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi Trump-Putin do të zhvillohet në Beograd?

Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump dhe Vladimir Putin, ndoshta do të takohen pas marrjes së pushtetit nga Trump, Beogradi menjëherë ofroi të jetë organizator i takimit.


A ka vërtet shanse ?

Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump- kështu që çfarë mund të jetë më logjike sesa që Serbia të jetë vendi i një takimi historik mes këtyre të dyve? Kështu ka deklaruar përafërsisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç në televizionin Pink.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të garantuar sigurinë e të dy presidentëve”, tha Vuçiç, duke pohuar se, ndryshe nga nikoqirët e tjerë të mundshëm të takimit, Serbia nuk është as formalisht dhe as në thelb anëtare e blloqeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA apo Rusia.

Kështu, “Serbia e vogël”, siç i pëlqen të thotë shpesh Vuçiç, mund të hyjë në lojën e madhe. Nëse Beogradi zyrtar do të arrinte realisht të takonte dy fuqitë botërore në Serbi, padyshim që do të ishte një lëvizje që do të përfitonte edhe Vuçiçi.

Shumëkush ofron shërbime
Serbia u ofrua disi me hezituese edhe për takimin e parë, përsëri “historik” midis Trumpit dhe Putinit,pas zgjedhjes së Trumpit në mandatin e parë. Ky takim ishte paralajmëruar për më shumë se një vit dhe më në fund u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki. Sot, Finlanda nuk vjen në konsideratë, sepse ajo është bërë anëtare e NATO-s, gati dy vjet më parë, në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ai kohët e fundit u tha gazetarëve në rezidencën e tij në Florida me gëzim se Putini donte të takohej me të, duke shtuar: “Ne tani po organizohemi”.

Dukej pothuajse si një marrëveshje e përfunduar, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov frenoi çështjen duke thënë se kontaktet ishin të nevojshme dhe se ishte mirë që kishte vullnet politik për takim – por që nuk kishte ende përgatitje konkrete.

Përveç Serbisë, edhe Zvicra deri më tani është ofruar si organizator, ndonëse jo aq me zë të lartë. Sipas gazetës lokale Temps, Zvicra i ka sinjalizuar Uashingtonit, Moskës dhe Kievit se është gati t’i presë, por se vendi nuk do të marrë zyrtarisht një nismë diplomatike.

“Përmendet edhe Kina, e do të ketë edhe oferta nga vende të tjera”, thotë gazetari Momir Turudiç për DW. Vendi duhet të jetë simbolik dhe komod për të dy, pa tensione”. “Pra, nuk ka gjasa të jetë në Kinë, megjithëse Trumpit nuk i dihet kurrë.”

Pse Serbia?
Serbia, thotë Turudiç, është pothuajse i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës së lartpërmendur – ku Putini do të ishte ende i mirëpritur. Dhe në të cilën ai nuk do të kishte frikë nga arrestimi me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare.

“Edhe në fillim të luftës në Ukrainë, ne arsyetuam se Serbia ishte pothuajse i vetmi territor neutral, si Casablanca, ku mund të takoheshin të gjithë. “Jo sepse Serbia nuk është as atje e as këtu, por pikërisht sepse është edhe atje edhe këtu”, shton Turudiç.

Megjithatë, agresioni rus ka tre vjet që filloi dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Vuçiç këmbënguli që të mos vendosen sanksione ndaj Rusisë, por Serbia – që është një sekret i hapur – e ka armatosur Ukrainën me pajisje me vlerë rreth një miliard euro.

Vuçiç vazhdimisht ka theksuar se ka kohë që nuk e ka parë apo dëgjuar Putinin, por rregullisht e ka dërguar në “misione” në Moskë skifterin e tij Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër. Fërkimet e fundit po vazhdojnë për shkak të sanksioneve të SHBA kundër Gazprom, pronarit të shumicës së Industrisë Serbe të Naftës (NIS). Siç njoftoi Vuçiq, Serbia ka afat deri në fund të shkurtit për të dalë plotësisht nga pronësia ruse e NIS. Por Vuçiq shpreson se me kthimin e Trumpit, këto sanksione mund të hiqen.

Trumpi i adhuruar
Duke folur për ofertën serbe për pritje, Vuçiç theksoi se Trump nuk ka pasur asnjë mbështetje të tillë askund në botë si në Serbi. Sipas sondazheve, kjo është e vërtetë – në fakt, mbështetja në Serbi ishte më e lartë se ajo që Trump pati në SHBA. Sipas një sondazhi të Gallup nga tetori i vitit të kaluar, deri në 59 për qind e serbëve “mbështetën” Trumpin, ndërsa vetëm 29 për qind mbështetën kandidaten demokrate, Kamala Harris.

Kjo është e vetmja mbështetje mbi 50% për Trump në të gjithë Evropën. Në Zvicër, si mikpritës i mundshëm i takimit, Trump u mbështet nga vetëm një e katërta e qytetarëve, ndërsa Harris u mbështet nga 61 për qind.

Serbia tashmë ka bërë lëvizje duke investuar në marrëdhëniet me Trump. Para së gjithash me marrëdhëniet e mira me të besuarin e tij të ngushtë, Richard Grenell, por edhe me dhënien e hapsirës ku gjendet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, i bombarduar gjatë luftës në qendër të Beogradit, për dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar hotele dhe apartamente.

“Qeveria serbe sigurisht nuk beson se administrata Trump do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Por beson se për çështje të tilla si pozita ekonomike e serbëve në veri të Kosovës dhe mbrojtja e monumenteve dhe objekteve fetare në Kosovë, ata mund të marrin arrijnë më shumë nën administratën Trump”, tha së fundi për DW, Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Kur flitet për një takim të mundshëm mes presidentëve rus dhe amerikan në Beograd, ia vlen të kujtohet edhe vizita e dështuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në vitin 2022. Ai deshi të vizitonte Boegradin, por anëtarët e NATO-s, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të Lavrovit, kështu që Lavrov u detyrua të kthehet në Moskë. Megjithatë, nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini do të planifikonin një takim në nivelin më të lartë, nuk ka gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të pengojë fluturimin.

Në fund, çështja është ende në sferën e teorisë dhe fantazisë së autoriteteve në Beograd: “Është e vështirë të thuash se cilat janë shanset për një takim në Serbi”, thotë gazetari Turidiç. “Nuk tingëllon e palogjikshme, e megjithatë duket e pabesueshme”./DW



Ju sugjerojmë

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Para
Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Presidenti Biden mbron politikën e jashtme pavarësisht luftrave në vazhdim

Kush janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024

Kush janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024

‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues

‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
















TE FUNDIT

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com