Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë tha Merkel për Shqipërinë

2016/11/28 at 8:22 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Merkel/ Rama: Nuk kërkojmë asgjë të pamerituar. Edhe BE ka nevojë për Shqipërinë

German Chancellor Angela Merkel (R) speaks next to Albanian prime minister Edi Rama during their press conference following their meeting at the Chancellery in Berlin on April 1, 2014. AFP PHOTO / ODD ANDERSEN (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për integrimin e Shqipërisë në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e vendit Edi Rama pas një takimi që kanë zhvilluar sëbashku në Berlin, ku Rama ishte i ftuar nga kancelarja gjermane.

Ky takim vjen pas rekomandimit pozitiv që dha Komisioni Europian për hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

Në fillim ajo ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe më pas veçoi se “zbatimi i reformës në drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, duhet të jenë përparësi dhe për këto duhet guxim”.

Deklarata e plotë e Angela Merkel:

Më lejoni ta përshëndes dhe njëherë zotin Edi Rama për një vizitë sërish në Gjermani. Ne duam flasim sot për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. E bëjmë rregullisht këtë shkëmbim bisedimesh. E zhvillojmë sot në ditën kombëtare të Shqipërisë dhe dëshiroj që kryeministrin dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, t’ju shqiptoj urimet më të përzemërta në ditën kombëtare të tyre dhe t’ju uroj zhvillim të mbarë. Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO, me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në marrëdhëniet bilaterale.

Ne konstatojmë që Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e fundit dhe që ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në fushën e reformave dhe që i ndërmerr edhe më tej ato. Komisioni Europian  i ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit për vendet aspirante e ka vlerësuar këtë zhvillim dhe unë dëshiroj ta uroj shumë përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim.

Republika Federale e Gjermanisë është përpjekur që ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme, p.sh duke dërguar përfaqësues në misionin EURALIUS, gjë që ka kontribuar që reforma juridike të mund të vihet në funksionim. Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i reformës së drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer, duke patur parasysh edhe zgjedhjet që ka. Shqipëria do të vihet në kontakt me OSBE  dhe unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di që këtu kërkohet shumë forcë, shumë guxim  për ta ndjekur këtë rrugë dhe ne do të flasim me njëri-tjetrin edhe më hollësisht se si do të ndihmojë Gjermania për më tej. I uroj përzemërsisht mirëseardhjen zotit Edi Rama!

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Balenat gjenden të ngordhura në bregdet, por çfarë gjendet në barkun e tyre?

Balenat gjenden të ngordhura në bregdet, por çfarë gjendet në barkun e tyre?

VIDEO/ Publikohet projekti i fundit i Ergi Dinit

VIDEO/ Publikohet projekti i fundit i Ergi Dinit

Ndërron jetë aktorja Elida Cangonji

Ndërron jetë aktorja Elida Cangonji

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com