Barack Obama është takuar me një grup të të rinjve argjentinas, por jo para se të largonte nga gishti unazën e tij të martesës.
Në filmimet e xhiruara shihet Presidenti, derisa heq unazën duke e vendosur në xhepin e xhaketës.
Raportohet se për një veprim të tillë u këshillua nga rojet e sigurisë.
Ky moment ndodhi gjatë vizitës së Obamas në lagjen La Boca të Buenos Aires. Veprimi i tillë i Presidentit amerikan u kritikua shumë.
“Ai e fshehu unazën e tij në xhep në mënyrë që të mos i vidhej kur t’i përshëndeste njerëzit”, shkruan një përdorues i Twitter