Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nënshkruar 2 memorandume me Shqipërinë.
Ato kanë të bëjnë me mbrojtjen e sulmeve kibernetike dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Nga pala shqiptare, firmën mbi këto memorandume e hodhi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Pas firmosjes së memorandumeve, Antony Blinken dhe kreu i qeverisë nisën konferencën për shtyp.