Kryenegociatoria Majlinda Dhuka ka mbajtur fjalën e saj në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Gjatë fjalë së saj, ajo u ndal pak edhe te prejardhjen e saj, duke thënë se “është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas.
Dhuka tha se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për integrimin në BE.
“Jam e emocionuar të jem sot këtu me ju. Jam vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Kam patur fatin të rritem me të dyja gjuhë, edhe me gjuhën e bukur shqipe dhe greke. Studimet i kam kryer në Shqipëri dhe Greqi, kam studiuar ligjin publik europian. Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian. E privilegjuar të përfaqësoj Shqipërinë në krye të skuadrës për negociatat e anëtarësimit, skuadra jonë ka fituar konsideratën më të lartë në tryezën e negociatave të anëtarësimit në be. Shqipëria është më pranë më se kurrë në realizimin e ëndrrës shekullore”, u shpreh Dhuka.