Edi Rama dhe Lulzim Basha do të takohen sot në një nga zyrat e katit të dytë të Pallatit të Kongreseve në një përpjekje për të arritur konsensusin për miratimin e reformës në Drejtësi. Ora 17:00 Është treguar i përpiktë kryeministri Edi Rama sot kur ka mbërritur fiks në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve për të takuar kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai ishte i shoqëruar nga Fatmir Xhafaj dhe Petrit Vasili.
Burimet bëjnë të ditur se Lulzim Basha do të jetë i shoqëruar në këtë takim me Oerd Bylykbashin dhe Edi Palokën.
Por ajo që u konfirmua sot ishte fakti se edhe Ilir Meta, kreu i LSIsë do të ketë përfaqësuesin e tij në këtë takim. Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSIsë do të jetë sot në tryezën e negociatave./Panorama