Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza.
Nëpërmjet një njoftimi publik, ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.
Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.
Ambasada inkurajon të gjithë aplikantët që të vizitojnë faqen zyrtare për më shumë informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të ri.
“Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
-Ruani linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/?
-Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.