Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka është takuar sot me ka takuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly.
Takimi ka ndodhur gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës.
Xhaçka shprehet në rrjetet sociale se me Cleverly diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht për migracionin dhe investimet britanike në Shqipëri.
“Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar ????????,James Cleverly përgjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2023)
Diskutuam rreth bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash përfshirë këtu migracionin, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri. Mirënjohje Sekretarit James për angazhimin e tij personal në zhvillimin e këtij bashkëpunimi”, shkruan ministrja.