Kryeministri Edi Rama është takuar me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në samitin e NATO-s në Vilnius, takim i cili ishte kërkuar nga këto të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se senatorët amerikanë shprehën shqetësimin për situatën në veriun e Kosovës.
“Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, shkruan Rama./Opinion.al