Shumë shqiptarë jetojnë në një qytet apo një lagje ndërsa dokumentet e gjendjes civile i kanë në një vend tjetër. Fëmijët i shkollojnë në shkollën X ndërsa shërbimet mjekësore i marrin në poliklinikës Y. Këtë lloj katrahure zor se e has në ndonjë vend tjetër.
Me ligjin e ri të Gjendjes Civile që hyn në fuqi këtë muaj, synohet që çdo qytetar shqiptar të jetë në sistem me adresa të rregullta dhe gjendje civile që përputhet me vendbanimin e tyre.
Ministri i Brendshëm duke folur për mediat deklaroi se “të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë transferimin e dokumenteve në njësinë administrative ku jetojnë, në Tiranë apo gjetkë”. Keni afat 6 muaj tha Tahiri dhe shërbimi është pa pagesë. Më pas në 6 mujorin e dytë të vitit, nëse ka ende qytetarë që nuk e kanë kryer këtë proces do të gjobiten.
Ky vendim për të lejuar qytetarët për tu transferuar pa pagesë kryhet në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2017.