Saimir Tahiri ka replikuar në foltoren e parlamentit me Ben Blushin i cili tha se nuk ndjehem më socialist pasi PS ka vendosur kriminelët në pushtet. “Kjo nuk është PS e vertetë, kjo është Rilindja”, tha Blushi. Sakaq, Saimir Tahiri duke iu përgjigjur Blushit tha se “Kush i mbron kriminelët Blush, unë, Pandi, Dashi…kush? Unë refuzoj të pranoj deklaratat e tua. Nuk ka ndodhur kurrë që PS të ketë pasur qasje të ndryshme nga shteti ligjor. Moza e di këtë ka qenë në krahun tim në këtë betejë…
Ti Blush nuk ndjehesh më një socialist, dhe nuk je më një socialist, por ku është problem tjetër nuk ka lidhje me kriminelët që ti përmend, apo me krimet e PS, tha Tahiri më tej.