Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri raporton në Komisionin e Sigurisë për një pajisje të mundshme përgjimi të përdorur nga Policia. Që në në nisje të fjalës së tij para deputetëve, Tahiri tha se nuk ka asnjë pajisje përgjimi në dispozicion të policisë.
Noka: Nuk ju pyeti se cfare reforme keni bërë në Policinë e Shtetit?
Tahiri: Nuk kam shkelur ligjin asnjëherë dhe nuk e shkel sa të jep në këtë detyrë. Kemi përdorur vetëm pajisje të ligjshme. Nuk kemi asgjë për të fshehur.
Policia nuk ka dhe nuk mund të ketë pajisje që përgjon telefonat apo aplikacionet në telefon.
Tahiri: Unë nuk kam thënë se kemi një pajisje që po përdoret për trajnim e cila është pronë e shtetit italian. Policia nuk ka dhe nuk ka mundësi të ketë pajisje përgjuese. Unë kam thënë se pajisja në fjalë për të cilën jemi mbledhur është mësimore dhe nuk bën përgjim.
Flamur Noka: E ka kërkuar prokuroria këtë pajisje por nuk ia keni dhënë?
Saimir Tahiri: Po shoh se nuk keni info zyrtare. Po ngrini një pyetje mbi një thashethem. Di të them se Policia do zbatojë ligjin. Këtu hyn edhe zbatimi i urdhërave të prokurorisë. Pra nuk kemi penguar prokurorinë të hetojë.