Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri: Qytetarët u nervozuan, prandaj u nxitova me lajmin për tabelat

2016/09/18 at 10:29 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri: Qytetarët u nervozuan, prandaj u nxitova me lajmin për tabelat

Megjithëse ka pasur deklarata kundërthënëse nga palët në dialog, rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, ministrja për Dialog Edita Tahiri, thotë se deklaratat e saj rreth arritjes së marrëveshjes së tabelave të veturave që hyjnë në Serbi dhe anasjelltas janë të sakta.


Në një intervistë për KosovaPress, Tahiri ka pohuar se tashmë do të ketë reciprocitet mes dy shteteve, sa i përket përdorimit të tabelave të veturave dhe se tabelat prova tashmë janë hequr. Sipas Tahirit, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti.

E sa i përket qëndrimit të palës serbe dhe BE-së për marrëveshjen e arritur, të cilat nuk përputheshin me deklaratat e ministres Tahiri, ajo thotë se nxitoi t’u japë lajme të mira qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas saj, janë të frustruar dhe nervozuar me këto tabela.

Një gjë të tillë Tahiri thotë se nuk e bëri pala serbe dhe as Brukseli, i cili sipas saj bëri njëfarë balanci rreth këtyre deklarimeve.

“Heqja e tabelave prova fillon me 15 nëntor të këtij viti. Që nga 15 nëntori qytetarët tanë nuk do të ballafaqohen me tabela prova, por do të fillojë reciprociteti me letra ngjitëse për të dyja palët, për të dy shtete. E para çështje që është zgjidhur, është çështja e heqjes së tabelave prova, që janë aplikuar një anshëm nga Serbia, ndaj veturave të Kosovës, me targa RKS.

Dhe tani është arritur reciprociteti mes dy shteteve dhe se ajo çfarë vlen për veturat e një shteti, do të vlejë dhe për tabelat e veturave të shtetit tjetër. Kjo është arritur javën e kaluar dhe unë e kam bërë publike marrëveshjen. Sepse e kam pasur parasysh që qytetarët e Kosovës, kanë qenë të nervozuar dhe frustruar me këto tabelat prova dhe kam dashur që ta jap lajmin menjëherë. Ndërkohë që pala serbe, nuk ka qenë e gatshme ta jap menjëherë. Dhe pastaj BE bëri një lloj balanci. Mirëpo unë dhe javën e kaluar iu tregova që marrëveshja është arritur dhe do të vërtetoheni se është arritur”, thotë Tahiri.

Pjesa e dytë e marrëveshjes, sipas Tahirit ka të bëjë me heqjen e tabelave ilegale, që qarkullojnë ende në veri të Kosovës, të cilat duhet të hiqen nga qarkullimi për 12 muaj, marrëveshje kjo e cila do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit që vjen.

“Kjo fillon në janar të vitit të ardhshëm dhe për 12 muaj duhet të hiqen krejt këto tabela, që kanë emra KM, GL etj. Një kohë të gjatë ne kemi marrë masa për heqjen e tyre. Por ende ka pasur në qarkullim. Kështu që me këtë vendim përbrenda 12 muajve më në Kosovë nuk guxon me pas tabela ilegale”, thotë ajo.

Si pjesë e tretë e marrëveshjes sipas saj, është dakordimi që nga nëntori të fillohet me dhënien e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës, në katër komuna veriore, dhe për këtë, Tahiri thotë se po përgatitet zyra dhe stafi.

“Ne po përgatisim zyrat, e kemi rekrutu stafin. Për këtë marrëveshje, nuk do të ketë pengesa as nga kryetaret e komunave dhe se as Serbia nuk do të ndikojë negativisht, pasi që është pajtuar që të mos pengoj. Prej nëntorit ne do të fillojmë t’i japim dokumentet e shtetësisë së Kosovës atje, prej certifikatave të lindjes, pasaportat dhe të gjitha llojet e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës”, thotë Tahiri.

Sa i përket pikës tjetër të kësaj marrëveshje, Tahiri thotë se palët kanë pranuar që të vazhdohet validiteti i tabelave KS edhe për pesë vjet, në mënyrë që t’u jepet një klimë pozitive gjithë këtyre të arriturave në kuadër të kësaj marrëveshje.

“Edhe për 5 vjet tabelat KS kjo është bërë me qëllim, që të krijohet një mundësi e integrimit të këtyre automjeteve, të cilët një kohë të gjatë kanë refuzuar t’i heqin tabelat ilegale. Dhe si stimulim për ata që ti heqin ne kemi zgjatur dhe për 5 vjet tabelat KS”, thotë ajo.

Kurse, rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Tahiri deklaroi se për këtë, kanë kushtëzuar palën serbe, që pa u plotësuar disa kushte si heqja e barrikadës nga Ura e Ibrit, marrja e kodit telefonik dhe pavarësimi i KOSTT-it, të mos fillojnë me veprime për Asociacionin.

“Grupi menaxhues është krijuar me 2013 nga ministria e pushtetit lokal. Arsyeja pse ende nuk kanë filluar punët rreth hartimit te statutit te asociacionit, është sepse ne e kemi kushtëzuar këtë çështje me marrjen e kodit telefonik, pavarësimin e KOSTT-it dhe heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit. Barrikada është hequr më 14 gusht. Por dy kushtet tjera ende nuk janë plotësuar. Prandaj nuk kanë filluar punët rreth hartimit te statutit te Asociacionit”, ka thënë Tahiri.

 

Etiketa: nervozuanqytetarettabelattahiri


Ju sugjerojmë

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar
Aktualitet

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar

16 Gusht, 2025 4:58 pm
Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
Bota

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

16 Gusht, 2025 4:31 pm
Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
Aktualitet

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

16 Gusht, 2025 4:15 pm
Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
Aktualitet

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

16 Gusht, 2025 4:00 pm
Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
Aktualitet

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

16 Gusht, 2025 3:57 pm
Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

16 Gusht, 2025 3:26 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16 Gusht, 2025 3:17 pm
PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
Aktualitet

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

16 Gusht, 2025 3:12 pm
Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare
Bota

Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare

16 Gusht, 2025 2:55 pm
Para
Shqetësohet qeveria: Ka shumë beqarë/e dhe të virgjër/a

Shqetësohet qeveria: Ka shumë beqarë/e dhe të virgjër/a

“Skuadër milionash, por ka trajner dështak”

“Skuadër milionash, por ka trajner dështak”

Gruaja mbërrin e vdekur në spital, la dasmën në mes se ndihej keq

Gruaja mbërrin e vdekur në spital, la dasmën në mes se ndihej keq
















TE FUNDIT

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar
16 Gusht, 2025

Testi i informatizuar për pranimet në degën Mjekësi e Përgjithshme në universitetin publik do të nisë të hënën, më 18...

Lexo më shumë

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
16 Gusht, 2025

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald...

Lexo më shumë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
16 Gusht, 2025

Thethi i rikthehet normalitetit pas aksionit të korrikut kundër ndërtimeve pa leje, duke u populluar me turistë të shumtë. E...

Lexo më shumë

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
16 Gusht, 2025

Në mesin e gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të mbushura me pushues. Ky fluks i madh ka sjellë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com