Sipas Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, opozita u detyrua për konsensusin për reformën në drejtësi. Për Tahirin, opozita fshihej pas çdo motivi vetëm për të penguar reformën.
“Reforma në drejtësi do të shkatërrojë një perandori”-tha Tahiri.
Por menjëherë pas tij ka reaguar deputeti Flamur Noka, që tha se se Ministri Tahiri është më i korruptuar se çdo gjyqtar dhe se prej tij, Shqipëria është kthyer në xhungël të krimit.