Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka mohuar deri tani ekzistencën e një pajisje për përgjim, sot ka bërë një kthesë të madhe. Ai pohon hyrjen e pajisjes në Shqipëri, por ia faturon Bujar Nishanit.
Përmes një email-i Ministria e Brendshme vë në dispozicion të mediave këtë marrëveshje nënshkruar në 2007 mes Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Bujar Nishani dhe homologut italian.
“Kjo është marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që mban datën 19 qershor 2007, për luftën kundër kriminalitetit.
Në nenin 5 të marrëveshjes përcaktohet shkëmbimi i eksperiencave dhe kurset e trajnimit. Kjo po zbatohet aktualisht me pajisjen teknike, në trajnimin që po kryen policia shqiptare.
“Kjo pajisje është për trajnimin e oficerëve të policisë dhe është një pajisje e ligjshme që përdoret në bazë të një marrëveshjeje me policinë italiane, të firmosur në vitin 2007 nga ish-ministri Nishani, aktualisht President i vendit”, thotë Tahiri.