Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak minuta më parë, është larguar nga Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve, i cili është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.
Vetë ish-ministri i Brendshëm i drejtoi disa pyetje prokurorëve të pranishëm në komision dhe më pas ka preferuar të braktisë mbledhjen, do jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të.
Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj.
Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.
Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t’i bëjë publike për median.