Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri se këtë vit do nisin testet ndaj policisë. Ata që nuk e kalojnë, duhet të largohen nga puna. “Punonjësit e policisë duhet t’i përgjigjen performancës fizike dhe të asaj në punë. Punonjësi që nuk di të kujdeset fizikisht për veten, nuk di të kujdeset për qytetarin. Testet do jenë periodike”, paralajmëroi Tahiri.