Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri i përgjigjet Metës: Çfarë lidhje ka reforma me qeverinë teknike?

2016/07/19 at 2:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri i përgjigjet Metës: Çfarë lidhje ka reforma me qeverinë teknike?
Kërkesës së bërë një ditë më parë për zgjedhje të parakohshme nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i përgjigjet duke thënë se klasa politike është përpara një vendimi historik, miratimit më 21 Korrik të Reformës në Drejtësi, e cila nuk duhet ngatërruar me axhenda të tjera, si zgjedhjet e parakohshme.
Ministri shprehet se para miratimit të reformës, çdo diskutim tjetër është i parakohshëm.
“Ajo që ka rëndësi është sot t’i japim përgjigje një pyetjeje: – Do e miratojmë reformën në drejtësi apo jo? Do shporrim nga sistemi i drejtësisë të korruptuarit, banditët që me pelerinën e zezë sot, i bien çekiçit për të vjedhur pronat, për të liruar kriminelë, përdhunues, apo do i mbrojmë?! Ky është basti në të cilin është ftuar politika shqiptare dhe është bast historik!
Unë nuk do nxitohesha të dilja në cilindo përfundim për qeverisjen, për parlamentin, për qeverinë teknike apo të ekspertëve, quajeni çfarë të doni, apo për zgjedhjet e parakohshme. Çdo diskutim tjetër është i parakohshëm. Eshtë një axhendë që nuk duhet t’i mbivendoset axhendës themelore që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët, që është miratimi i reformës në drejtësi”, u shpreh Tahiri për TV Klan.
Përpara se të vendoset për zgjedhje të parakohshme sipas dy varianteve të propozuara nga Meta, edhe në rast të miratimit dhe në rast të dështimit të reformës, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, duhet të shohin se cilët janë pro dhe kundër Reformës në Drejtësi, shprehet ministri.
“Unë nuk paragjykoj asnjë deklaratë, e kujtdoqoftë për sa i takon përpjekjes për të gjetur konsensus lidhur me reformën në drejtësi. Por deri këtu ama. Gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen e vendit, ne jemi të hapur ta diskutojmë, por kjo vetëm kur të kemi dhënë një përgjigje për shqiptarët lidhur me reformën në drejtësi.
Përndryshe do jetë e pafalshme për ne që të mbivendosim axhenda që shqiptarët nuk e mirëkuptojnë. Askush sot nuk pret një përgjigje se çfarë do bëhet me qeverisjen. Kjo është një çështje që mund ta diskutojmë pas të enjtes. Do vijë koha kur do t’i japim përgjigje çdo pyetjeje, edhe lidhur me qeverinë, edhe lidhur me zgjedhjet. Dhe do e bëjmë përballë shqiptarëve”, theksoi kreu i ministrisë së Brendshme.
Për çështjen ku ka ngecur reforma, atë të vetingut nga ndërkombëtarët, Ministri i Brendshëm nuk sheh cënim të sovranitetit. I vetmi cënim i sovranitetit thotë Tahiri është korrupsioni në sistemin e drejtësisë.
“Cilit sovranitet t’i bëj thirrje unë kur sot Policia e Shtetit bashkëpunon me partnerët në çdo procedim penal? Prokuroria bashkëpunon me prokurorë të huaj, të cilët janë prezent fizikisht në zyrat e prokurorisë në çdo procedim penal. Po pse nuk qenka cënim i sovranitetit kur kemi bërë thirrje për hetime ndërkombëtare dhe u cënoka sovraniteti sot, kur ekspertët më të mirë shqiptarë, ekspertët më të mirë të huaj do marrin në verifikim të plotë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar, kur ngrysen pa pasuri dhe gdhihen me toka dhe vila? Unë për këta shqetësohem. Nuk shqetësohem për partnerët ndërkombëtarë që do vijnë dhe të bëjnë krehjen e pasurive të gjyqtarëve.
Patriotë nuk tregohemi duke u treguar derën partnerëve ndërkombëtarë, duke u thënë rrini jashtë, se këtë punë e bëjmë vetë! 25 vjet vetë e kemi bërë, dhe ja në ç‘derexhe është sistemi i drejtësisë!”, tha ministri Saimir Tahiri. 



Ju sugjerojmë

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

31 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Para
Ethet e “Top Awards”, ja si duken motrat Hoxha pa make-up

Lori-Sarës: Dashuria juaj më frymëzon, e lumtur që do të bëhem teze

Video/ Ja si e ruan garda Ramën teksa lëviz në Tiranë

Llogaritë e votave/ A do vazhdojë "qeveria" Rama?

Fotolajm/ Ja si kujtohen viktimat e sulmit terrorist në Nisë 

Fotolajm/ Ja si kujtohen viktimat e sulmit terrorist në Nisë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
31 Maj, 2025

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
31 Maj, 2025

Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperaturave të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Maj, 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift te cilat do...

Lexo më shumë

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com