Teknologjia po ndryshon edhe sinjalistikën e tabelat rrugore.
Fokusimi i njerëzve mbi ekranet e celularëve të tyre, iPad-ëve e aparateve të ndryshëm smartphone, ka bërë që autoritet përkatëse në Suedi të vendosin në rrugë kryesore tabelën “Kujdes mund të përballeni me njerëz që nuk e kanë mendjen në rrugë”.
Numri në rritje i incidenteve të këtij lloji, çoi në marrjen e vendimit të mësipërm dhe i paralajmëron drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi këmbësorët nuk janë të tillë.