Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson qesharak vendimin e qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve me vetëm 1.6 %.
Më qesharake akoma, sipas deputetes, është mburrja e qeverisë aktuale se po rriten më shumë se vjet, kur rritja ishte me 1.3 %.
“Qesharake rritja e pensioneve me 1,6% e qeveria mburret se po rriten më shumë se vjet që u rritën me 1,3%.”-shkruan Tabaku.
Tabaku shton se sot pensionistëve shqiptarë u duhet të paguajnë më shumë për çdo shërbim a produkt.
“635 000 penionistë që sot paguajnë më shtrenjtë 25% energjinë elektrike, që sot paguajnë tarifa universitare për fëmijët 30% më të larta, që paguajnë biletë autobuzi 25% më të lartë, që paguajnë më shtrenjtë për çdo ushqim e produkt se ka tatim fitim e tatim mbi të ardhurat 50% më të lartë duhet të kënaqen me indeksimin e pensionit me pothuajse inflacionin!”