Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Ja pse na refuzuan shqiptarët

2017/09/12 at 1:57 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Tabaku: Ja pse na refuzuan shqiptarët

Jorida Tabaku
Në fakt këto ditë pritet që të ketë diskutime të gjata për mandatimin e kryeministrit dhe qeverisë, e ndoshta shumë syresh janë ngulur para ekraneve për të parë se çfarë po prodhon ky parlament.


Padyshim do të dëgjojmë simfoninë plot patos të mazhorancës mbi arritjet, e do të na lëshojnë ndoshta më pak akuza nën frymën e kryeministrit.

Do të kemi edhe ne akuzat tona të bazuara edhe ato në prova bindëse, shumë më bindëse se sa mazhoranca, por fatkeqësisht këtyre ditëve nuk do t’i mungojë as patetizmi i mbushur me furçe dhe lajle lule për të prodhuar skenarin më të nevojshëm për qeverinë sot; më pak lajm dhe më shumë fasadë.

Të gjithë besoj kanë ndjekur me keqardhje se si ka degraduar politika këto muaj e në veçanti në këtë fushatë, aty ku lajm bënte batuta eufemike dhe jo programi, ku oferta politike ishte zëvendësuar me barsoletën e ekranizuar që shpërndahej në publik.

Prandaj, nuk qe rastësi që shqiptarët na refuzuan, disa më shumë e disave më pak, por na refuzuan!

Po them refuzuar të gjithëve bashke se në këtë parlament kemi një parlament të nxjerrë nga vota e 46.7% dhe një qeveri të dalë nga një prej votimeve më të ulëta të vendit, siç nuk ndodhte prej dekadash, gjithashtu dhe një opozitë të vogël në numra! Por ndonëse shqiptarët e treguan qoftë me abstenim, qoftë me largimin masiv nga vendi apo forma të ndryshme mos dakordësinë me këtë qasje ndaj problemeve, sërishmi mazhoranca vazhdon avazin e programit pa program. Të ofertës humoristike dhe dashakeqëse.

Unë do të doja shumë që ne sot të ishim mazhorancë, do të doja shumë dhe të mos kishim lejuar të zgjidhej ish ministri i fundit i diktaturës në krye të Kuvendit, por fatkqësisht ne nuk ia dolëm. E për këtë kokëulur i kërkoj ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve që do të vazhdojnë të jenë në mjerim dhe për aq kohë sa do të zgjasë mandati i kësaj qeverie.

E nisim këtë seancë, në ditën e parë të vitit shkollor. Kur familje të prekura nga varfëria dhe skamja, pasi kanë kaluar orë të gjata në radhët e librave që më kujtonin jo pak herë radhën e qumështit, i janë drejtuar shkollave të harruara nga buxheti fasadë i rilindjes. Kujtoj familjet që deri dje i merrnin nga klasa fëmijët e tyre dhe i degdisnin për të punuar në arat e kanabisit që kryeministri i djeshëm dhe i sotshëm nuk pranonte se ekzistonin. Ata fëmijë që falë rënies së rendit përballen me drogën nëpër shkolla, ata fëmijë që enden sot kampeve të refugjatëve si pasojë e politikës së kësaj qeverie, ata fëmijë që sot nuk shkuan në shkollë se nuk kanë mundësi financiare apo ata fëmijë që nuk patën mundësi të siguronin tekstet shkollore.

Por ndonëse kjo e vërtetë fut në trishtim dhe mendime këdo që dëshiron të përmisojë këtë vend për mënyrën se si duhet zgjidhur kjo gjendje, qeveria vazhdon të flasë për arsimin sikur asgjë nga këto nuk ekziston. Vazhdon të prodhojë një realitet të paqenë, ndonëse sot në shkollat tona janë regjistruar 40% më pak nxënës, një shifër që është më e ulët se sa 20 vite më parë. Ja ku ka përfunduar programi i Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër, aq shumë i lëvduar dhe aq shumë i propaganduar nga ju dje dhe sot!

Kjo, të nderuar deputetë të mazhorancës, është e vërteta e punës suaj të djeshme, qeverisë suaj dhe padyshim punës tuaj të nesërme. Përherë në këtë sallë, kam ngritur problemin e arsimit dhe mungesës së vëmendjes që i është kushtuar atij, kam ngritur shqetësimin se si po koncesionohej arsimi në duart e disa oligarkëve.

Ndërsa dëgjoja fjalimin e kryeministrit, pashë përpjekjen e tij dinake dhe të pisët për të na larguar nga realiteti, duke folur për sa e sa tema që i kanë dalë përpara dhe duke u fshehur pas manteleve të hipokrizisë. Po na ftonte sot kryeministri, që të pranonim të nisnim një lojë të re, të ishim edhe ne ndoshta pjesë të një pjese tepsie që mund ta marrim edhe me heshtjen tonë karshi premtimeve të ricikluara dhe mungesës së theksuar të vizionit politik. Na ftoi të harronim dhe të mbyllnim sytë përballë mungesës së punës dhe veprave integruese, përpara arsimit të dështuar, përpara shëndetësisë së rrënuar. Na ftoi të ishim pjesë e një teatri, ku qytetarët të dëgjojnë se cili bën batutën më të bukur dhe jo cili jep zgjidhjen apo ofertën më të mirë!

Por nuk i vë faj, me sa pashë në pamfletin tuaj të gënjeshtrave që keni propozuar për qeverisjen katër vjeçare, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ajo çfarë keni vepruar deri më tani. Shpenzime mbi lyerjet dhe estetikën e fasadës por pa një ndryshim në bërthamën e ekonomisë vendase.

Njësoj edhe për politikat fiskale, të cilat si çdo vit i këtij katër vjeçari që sapo lamë pas, do të fokusohet në motorët që mbajnë në këmbë rilindjen dhe ekonominë tuaj personale; makijazhet, koncesionet dhe tenderat, kulla absurde të Rilindjes Urbane në Korçë apo rilindja copy/paste e qendrave urbane të Shqipërisë rurale që s’ka ujë për të pirë.

Çfarë mund të presësh tjetër nga një qeveri si kjo, ku PBB për frymë është më e ulët se ai i vitit 2013, ku borxhi publik vazhdoi të rritet?
Por përveç TAP që ishte një investim i firmosur nga PD, çfarë projektesh serioze ka qeveria Rama 2 që do të prekin ekonominë vendase dhe do të kenë një vlerë të shtuar në ekonominë tonë? Asnjë! Projektet nga të cilat mund të përfitonim ne si vend në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u shoqëruan me shoën e radhës të kryeministrit ndërkohë që vende si Serbia, Mali i Zi apo Bosnje kanë mundur të përfitojnë projekte që jo vetëm nxisin ekonomitë e tyre por dhe i ndërlidhin këto vende me njëri tjetrin dhe përmisojnë infrastrukturën.

Diskutojmë për diplomacinë ekonomike dhe harrojmë se pengesa kryesore sot për ne janë taksat e larta. Si mund të presim që bizneset e huaja të zgjedhin Shqipërinë për të investuar kur të gjitha raportet konfidenciale apo publike na radhisin si një nga vendet me taksat më të larta në rajon? E gjithë propaganda e ngritur këto katër vite se “Shqipëria nuk ka taksa të larta” qe vetëm një përpjekje për të bindur shqiptarët të besojnë këtë gënjeshtër por nuk rezulton të ketë bindur asnjë biznes të huaj.

Në katër vjet, biznese me peshë dhe që mund të sillnin vlerë të shtuar në ekonomi dhe rritje punësimi janë larguar nga vendi drejt Maqedonisë, Serbisë apo dhe Malit të Zi. Jo më larg se një muaj e pak më parë, lexuam raportin se nuk qe Shqipëria që kishte hapur 300 mijë vende pune, por ishte Serbia që falë diplomacisë ekonomike dhe politikave fiskale inteligjente kishte mundësuar hapjen e tyre. Ndërkohë ne ende vazhdojmë të jemi të fundit sa i takon investimeve në sektorët strategjikë.

Tani, me sa u tha më sipër mbetet ende enigmë se si ekonomia jonë do të rritet 5.5-6% në katër vjet? Një ekonomi që turizmin e ka falë aftësisë së shqiptarit për të nxjerrë në internet tek faqet e ndryshme reklamën për shtëpinë e tij në plazh apo çmimeve të ulëta në raport me rrogat në BE dhe aspak prej rrugëve të shtruara, investimeve infrastrukturore të turizmit. A mund të prodhohet rritje ekonomike me këtë qasje ndaj turizmit? Nuk e besoj!

Siç nuk besoj tek një rritje ekonomike që kufizohet në zbukurimin e qendrave të qyteteve dhe me gjasë nesër edhe të fshatrave të vendit. Ndërkohë që kanalizimet dhe ujitja e tokës mbetet një problem dhe me shumë mundësi jemi i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që e ka këtë problem. Jo më larg se disa javë më parë isha në zonën e Repsit në Mirditë dhe atje u takova me një banor të zonës i cili më tregoi se ende nuk kishte ujë për të vaditur tokën që kish mbjellur, ndërkohë që Blinishti ku ai jetonte ishte përgjysmuar.

Por nuk ka mbaruar me kaq, në pamfletin e gënjeshtrave që është dhe programi i qeverisë thuhet se qeveria do të shpenzojë 5% të PBB-së në katër vitet e ardhshme. E të mendosh që në katër vitet që sapo mbyllëm qeveria ka shpenzuar maksimalisht 4.7% të PBB-së për investime kapitale si rrugë, shkolla, spitale, çerdhe. Ndërkohë që për shpenzimet e luksit kanë pasur përherë trajektore rritëse duke mos u kursyer në rehatinë e tyre personale.

Prandaj nuk është rastësi që rrugët sot janë në gjendje të mjerueshme, që rruga e Elbasanit u la e përfunduar në 2013 ndërsa sot ende nuk ka përfunduar, që bypass i Fierit dhe rruga që lidh Vlorën me Fierin është shtuar vetëm me pak metra dhe kurrgjë më shumë. Vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar në rajon që nuk mund të komunikojmë nga veriu në jug dhe as nga lindja në perëndim.

Ndryshe nga sa premton pamfleti i projektit 1 mld euro që do të sigurohet në shpërndarjen e parave publike tek oligarkët që kanë zënë rrënjë në qeverisjen dhe partinë e mazhorancës, qeverisja e ardhshme do të jetë “pane et circem”.

Ne nuk mund të presim një rritje ekonomike dhe as një jetesë më të mirë për shqiptarët.

Shikoni pamfletin që kjo mazhorancë e quan program, a gjeni aty politika fiskale stimuluese? Flitet për uljen e taksës vetëm për majën e pasur të taksës progresive, pra indirekt një përpjekje për të rregulluar evazionin fiskal që bëjnë të punësuarit me rroga të larta por nuk ka asnjë tentativë për të mundësuar një taksim më te mirë për shtresën e mesme e cila vuan pasojat e pashmangshme të politikave të papërgjegjshme të taksave.

Tani, realisht, nuk arrij të kuptoj se me çfarë matje kryeministri i djeshëm dhe i sotëm flasin për rritje të mbledhjes së të ardhurave. Kryeministri pretendon se të ardhurat buxhetore janë rritur në raport me PBB-në. Në fakt kaq është efekti i taksave të ngritura që kanë ndikuar në PBB ndërkohë që rendimenti i qeverisë në mbledhjen e të ardhurave është më i ulët se sa edhe viti 2013.

Bëni llogaritë dhe do të shihni se në vitin 2016 qeveria ka mbledhur të ardhura të zhveshura nga rritja e taksave sa 24% e PBB-së.

Ndaj nuk është habi që ne sot jemi vendi me të ardhura të ulëta dhe rroga të ulëta, sipas vetë ministrisë së financave ne paguajmë 9.6 mld lekë taksa mbi pagën ndërkohë që paga ka rënë me 2.1% dhe nga një anketë e kryer pak javë më parë na del se 90% e të punësuarve janë të pakënaqur me rrogën. Të dhënat e INSTAT rrëfejnë se në 2016 paga reale ishte -0.4% ndërkohë që në 2015 rritja reale e pagave ishte -0.1%.

Ajo që vërehet në pamfletin qesharak që na u ofrua për program është mungesa e vizionit për sfidat reale të vendit tonë. Shqipëria, të nderuar kolegë, po përndiqet nga një sëmundje e keqe e cila po shkatërron një avantazh konkurrues që kemi pasur ndaj vendeve më të vjetra të BE-së. Mosha mesatare e popullsisë. Sipas të dhënave të raportuara edhe në media, vendi jonë po plaket dhe me gjasa brenda pak viteve ne do të kthehemi në vendin më të plakur në rajon. Të rinjtë e këtij vendi po zgjedhin rrugën e mërgimit ndërsa qeveria krenohet për do arritje që kurrkush nuk i beson dhe nuk i ndjen.

Ndërkohë që në këtë sallë plot ndriçim një qeveri e re thërret me triumfalizëm pushtetin që po e pret dhe gënjen çdokënd pa pikë turpi për gjoja programin e saj, niveli i papunësisë në vend rritet, konsumi për tremujorin e parë të vitit 2017 është 2.69% më pak se sa tremujori i parë i vitit 2013. Çfarë përgjigje pra ka ky pamflet, ky program, ky gjoja vizion i kryeministrit për problemin më serioz që i kanoset sot vendit?

Qeveria propozon uljen e taksës progresive për tatimpaguesit nga 23% në 18%, propozon tatimin mbi dividentin të reduktohet në 6% dhe tatimin mbi fitimin për teknologjinë informatike të bëhet 5%.
A lexoi apo dëgjoi ndokush prej jush ndonjë politikë në shërbim të krizës që po përjetojmë ne sot si shoqëri? A lexoi ndokush prej jush një zgjidhje të problemeve kyçe të ekonomisë në bujqësi, turizëm, sipërmarrje, të ardhura të ulëta dhe rënie konsumi?

Ngado që ta rrotullosh këtë program, nuk sheh kurrgjë, përveç cinizmit dhe ironisë të një qeverie që e ngopur me barin që ka mbjellë, ka arritur të korrë një fitore që nuk zgjidh dot problemet që kanë krijuar për katër vjet.

Puna që kryeministri Rama është përkushtuar më së shumti këto katër vite qeveri dhe tetë vite opozitë lidhet me zhbërjen procesit integrues. Dëgjova me vëmendje argumentet e kryeministrit Rama për emërtimin e ri të Ministrisë së Jashtme dhe lexova një paragraf në pamfletin e qeverisë për Integrimin. Kaq më mjaftoi të kuptoja se sa hapësirë, mund dhe nerv ka në kokën e kryeqeveritarit procesi më i rëndësishëm i këtyre 20 viteve të vendit tonë. Historia përsërit vetveten në farsë, në 1996 neve ishim shumë pranë integrimit, në 2005 na mbanin larg nga droga, në 2013 ishim një hap larg çeljes së bisedemeve për statusin, në 2017 jemi ende larg prej drogës.

Fatkeqësisht edhe droga nuk e ka mbyllur të keqen vetëm me integrimin sepse sot mbi 20% e parasë që qarkullon në tregun vendas është e lidhur në mënyrë direkte me paratë e trafikut të drogës. Për fatin dhe çudinë e gjithsecilit prej nesh ajo vazhdon të jetë biznesi dhe investimi i vetëm i qeverisë Rama.

Investimi i vetëm i suksesshëm i qeverisë Rama rezultoi të ishte investimi më i madh për largimin e Shqipërisë nga Evropa. Ju kujtohet fare mirë paralajmërimi hollandez për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Hollanda është një vend mik i Shqipërisë, është larg konceptit të tyre hakmarrja mbi shqiptarët. Masa e propozuar lidhet pikërisht me hapjen e kutisë së Pandorës nga qeveria Rama – shndërrimit të Shqipërisë në hambarin e kanabisit të Evropës. Asnjë shtet evropian nuk do të dëshironte brenda kufirit të vet një hambar të tillë, që është një hambar vekjeje, korrupsioni dhe krimi të organizuar. Programi Rama 2 nuk ka si të shihet ndryshe nga shqiptarët përveçse si programi i degradimit.

Oferta bujare e tij për të heshtur dhe bashkëpunuar nën moton se ne na afrojnë më shumë gjëra se na bashkojnë, i ngjason si dy pika uji fabulës aq kuptimplotë, të Ezopit i cili na shpjegon se si vesi prevalon përherë mbi akrepin edhe kur ky i fundit ka nevojë për bretkosën për të kaluar lumin. Prandaj është mëse e qartë detyra jonë si opozitë. Kësaj radhe nuk është thjesht bindja e shqiptarëve për largimin e tij pasi çalon ekonomia.

Ne jemi këtu për tu thënë shqiptarëve që kur çalon morali, kur morali zvarritet, çalon e edhe e ardhmja. Dhe ne nuk mund të zvarritemi më drejt Evropës, me një qeveri, me një ekonomi, me një moral të çalë.

*fjala në parlament e deputetes së PD-së



Ju sugjerojmë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

15 Maj, 2025 9:21 am
Para
Video/ Iku koha e Metës, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës: Ulu, mos të marr masa…

Video/ Iku koha e Metës, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës: Ulu, mos të marr masa...

Emri/ Vritet të Toronto 33 vjeçari shqiptar

Emri/ Vritet të Toronto 33 vjeçari shqiptar

George Clooney rrëfen për herë të parë jetën si baba: Ja pse nuk jam shumë i lidhur me binjakët

George Clooney rrëfen për herë të parë jetën si baba: Ja pse nuk jam shumë i lidhur me binjakët
















TE FUNDIT

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
15 Maj, 2025

Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com