Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i bëri thirrje sot në Kuvend, kryeparlamentares Elisa Spiropali, që të “marrë në dorë grupin e Partisë Socialiste”, pasi ata nuk marrin pjesë në komisionet europiane.
Ajo është shprehur se maxhoranca ka mungesë vullneti politik, por sipas saj të harrohet se çështja e zgjedhjeve dhe integrimit evropian do anashkalohen.
“Së pari, më vjen mirë që po diskuton një çështje që si kryetare komisioni e vuaj mbi kurriz. Anëtarët e mazhorancës në komisionet europiane, nuk vijnë në mbledhje. Sot kishim për të diskutuar raportin për Parlamentin Europian, përsëri nuk është futur në rendin e ditës. Unë e kuptoj se grupi i PS-së nuk do të jetë këtu në shtator, por ky nuk është halli jonë. Fjala integrim është standarde, që fillon nga standardi i zgjedhjeve. Si deputete kam propozuar tre projektligje, ka një vit që nuk diskutohen. Unë e di që keni një mungesë vullneti politik, por harrojeni se çështja e zgjedhjeve dhe integrimit europian do anashkalohet”, tha Tabaku.