Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Do u falen pronat shtetërore privatit dhe do të ndërtojnë kulla

2024/06/09 at 12:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku:Legalizimi i kanabisit,i vetmi projekt ekonomik i propozuar nga qeveria në 10 vite

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se qeveria po përdor një skemë, ku pronat shtetërore vihen në dispozicion të privatit që të ndërtojnë kulla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se mazhoranca në pushtet miraton ligje me porosi, duke numëruar 20 të tilla të cilat sipas saj janë bërë në interes të një grupi individësh.

Ajo shton ndër të tjera se pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë.

”Ligjbërja ne funksion të pakicës!

Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme.

E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash.

Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë.

Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH.

Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj. kjo skemë është përdorur në të vërtetë nga Bashkia e Tiranës drejtuar nga Veliaj, që ka rezultuar në përfundimin që Tirana ka sot më shumë pallate, më pak parqe dhe padyshim jo më shumë zyra për bashkinë dnonëse ka më shumë staf për banorë se sa bashkitë më të mëdha të rajonit, përfshirë dhe Stambollin.

E njëjta skemë tani do të përdoret nga qeveria që u thotë shqiptarëve që do të marrë më shumë zyra për veten e saj  por në fakt do t’u dhurojë një hapësirë publike që sot përdoret nga qeveria një privati. Me të drejtë, ndokush mund të thotë se çfarë humbet një qeveri që ofron godinën për ndërtim? Më së paku humbet përgjegjshmërinë, trajton trojet publike si private e futet në aventura shkëmbimi pronash të cilat nuk i gëzon pronari legjitim po sillet shteti si sekser ordiner.

Në të vërtetë plani i qeverisë më shumë se sa përpjekje e menduar për të zhvilluar kapacitet e godinave qevritare është një plan biznesi me paratë e shqiptarëve që shkojnë në arkën e tyre personale. Dhe kjo nuk është sajesë! Mjafton të lexojmë raportin e fundit të SPAK që shpejgon se si koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i një pushteti të kalbur në korrupsion, se si ministra dhe ish ministra, zv kryeministra dhe ish zv kryeministria, bashkiakë dhe ish-bashkiakë kanë përdorur taksat që paguhen nga shqiptarët dhe hiqen nga goja e familjeve të tyre për tu pasuruar abuzivisht.

Kur flitet për të parandaluar korrupsionin, kur debatojmë dhe ndërtojmë strategji me fjalë të mëdha duhet t’i kemi parasysh edhe këto skema korrupsioni të ngritura me djallëzi. Janë këto skema që anë fytyra e vërtetë e qeverisë e veshur me lëkurën e deles që kullot mbi lëndinat e Shqipërisë. Korrupsioni endemik është pikërisht ky! Sistemi korrupt me të cilin janë ndërtuar themelet e një shteti që kalbet përditë me frikën që zë poshtë shpresën e shqiptarëve.

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë”, shkruan Tabaku.

Ju sugjerojmë

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

8 Korrik, 2025 11:42 am
Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
Para
Kombëtarja vendoset në bazën e saj të “Euro 2024”/ Duka: Mbërritëm të parët, shpresoj të na sjellë fat

Kombëtarja vendoset në bazën e saj të “Euro 2024”/ Duka: Mbërritëm të parët, shpresoj të na sjellë fat

Kontrolle në bregdet/ Bllokohen dhjetëra mjete lundruese, vendosen masa ndaj pronarëve

Kontrolle në bregdet/ Bllokohen dhjetëra mjete lundruese, vendosen masa ndaj pronarëve

Euro 2024/ Ramadani: Italisë dua t’i bëj gol në minutën 85’

Euro 2024/ Ramadani: Italisë dua t’i bëj gol në minutën 85’

TE FUNDIT

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit. Kryedemokrati...

Lexo më shumë

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
8 Korrik, 2025

Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
8 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar  25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
8 Korrik, 2025

Pas lirimit nga qelia, dhe pas vendimit të Gjykatës së Fierit, Ervin Salianji deklaroi për mediat se do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com