Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë

2018/11/05 at 2:31 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku: 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë

 


Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një dalje nga selia blu ka mbajtur qëndrime të drejtpërdrejta kritike për buxhetin e vitit 2019.

Ndër të tjera, Tabaku tha se prej Janarit të vitit 2014 kur Rama bëri buxhetin e tij të parë, shqiptarët kanë paguar 5 miliardë taksa më shumë, ndërsa shtoi se sipas FMN, 1/3 e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për taksa.

Deklarata e plotë  

Buxheti 2019, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset. Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës. Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e koncesioneve.

Nga janari 2014, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë dhe deri më sot,  shqiptarët kanë paguar 5 miliard taksa më shumë, duke bërë që jetesa për ta  të jetë më e shtrenjta në Ballkan, ndërsa të ardhurat nga më të ulëtat.

FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët.

Që do të thotë se 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë, e cila ka dështuar t’i kthejë ato në shërbime më të mira dhe infrastrukturë më të mirë.

Le të themi disa të vërteta që ky buxhet nuk u jep zgjidhje.

FMN na rendit të fundit në Europë për të ardhurat në familje.  Sot të ardhurat e familjeve shqiptare shkojnë për:
  • Tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%.
  • Tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%.
  • Tekstet e rritura shkollore me 7%.
  • Çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%.

A ka parashikuar qeveria rritje të ardhurash për familjet shqiptare të paktën për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura po nga kjo qeveri?

Përgjigjja është JO!

Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

Sipas të gjitha raporteve serioze vendase dhe ndërkombëtare, bizneset sot në Shqipëri paguajnë taksa të larta në raport me mundësinë e të ardhurave apo xhirove që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja se përse qe 45 biznese mbyllen në ditë.

Ndonëse u morën votën bizneseve me premtimin se do të ulnin taksat, për të gjashtin buxhet me rradhë, kjo qeveri nuk aplikon asnjë politikë lehtësuese fiskale.

Vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël ka qenë fatale duke rezultuar pikërisht në atë që opozita deklaroi, rritjen e infomalitetit.

Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes e pro investime të huaja. Por sërish fokuson të gjitha energjitë e saj për të zhdukur konkurrencën dhe për të prodhuar vetëm monopole.

Vëmendja është sërish tek klientët e qeverisë.

Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen  e vendeve të reja të punës.

Përkundrazi, taksa e re mbi bitumin, mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës nga kompanitë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë që jetojnë vetëm nga kjo industri në zonën e Selenicës në Vlorë.

Buxheti 2019 është buxheti që ul të ardhurat për shumicën dhe I rrit ato për pakicën. Në këtë buxhet është parashikuar një shifër rekord, 100 milion euro, për faturën e konçesioneve dhe PPP-ve korruptive.

Buxheti trajton në mënyrë qesharake dhe përbuzëse arsimin. Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm t’i japë mësuesve dhe pedagogëve një lëmoshë prej 1 USD në ditë ndërkohë që 135 mijë studentëve të mos I japë asnjë si investim në arsim.

Njëkohësisht buxheti i vitit të ardhshëm formalizon fatkeqësisht mbylljen e 150 shkollave në të gjithë vendin.

Megjithëse fshatarët paguajnë 27 lekë/litër në naftë investimet e qeverisë në Bujqësi janë në ndihmë të atij që do të marrë konçesionin e rradhës.

Ndërkohë që skema e PPP-ve dhe pasurimit personal të kryeministrit, po merr dalëngadalë çdo të ardhur që gjenerohet nga taksat.

Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar përfundimisht dhe zyrtarisht nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.

Një vit më parë qeveria premtoi fondin prej 10 mln USD për rritjen e pagave.

Por shqiptarët nuk do ta shohin rritjen derisa të vijnë zgjedhjet, një skemë e dalë boje që dëshmon vullnetin e qeverisë për të përdorur çdo burim për të ndikuar votën.

Pavarësisht retorikës qeveritare, përgjysmohen fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Për vitin 2019 do të alokohen vetëm 10 mln dollarë, ndërkohë që në buxhetin fillestar të 2018 ky fond ishte dy herë më i lartë.

Me këto ritme do të duhen 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur.

Buxheti 2019 është një tjetër fletore detyrimesh dhe koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët.

Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë ulje takse për të stimuluar punën, asnjë politikë fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Asnjë stimul për arsimin profesional, asnjë stimul për të çliruar ekonominë.

Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve po kuptojnë se shpresa e vërtetë për taksa më të ulëta, për një klimë më të mirë pro biznes, për të ardhura më të larta vjen vetëm nga oferta e Partisë Demokratike.

Ne mendojmë se taksa e sheshtë, rregullat strikte të borxhit publik si dhe investimet e duhura në infrastrukturë; do t’i japë impulsin e duhur ekonomisë.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit  Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe nga klientët që sot po zhvasin buxhetin!

Etiketa: buxhetiramatabaku


Ju sugjerojmë

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Para
Video/ Peshkaqeni i bardhë gjigand sulmon rrjetën e peshkatarit

Video/ Peshkaqeni i bardhë gjigand sulmon rrjetën e peshkatarit

Foto/ U kap me kokainë, ja kush është reperi shqiptar

Foto/ U kap me kokainë, ja kush është reperi shqiptar

Video/Një vajzë i prish konferencën, Rama: Ngelëse!

Video-Lajm/ Qentë e rrugës nuk e lënë të flasë, ja si reagon Rama
















TE FUNDIT

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
28 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të...

Lexo më shumë

Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast
28 Qershor, 2025

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë...

Lexo më shumë

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
28 Qershor, 2025

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve...

Lexo më shumë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com