Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ta pështyj në surrat, t’ia q* ro*t!” 12-vjeçari drogohet me hashash dhe metadon, ikën nga shtëpia

2024/03/11 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ta pështyj në surrat, t’ia q* ro*t!” 12-vjeçari drogohet me hashash dhe metadon, ikën nga shtëpia

Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa.

I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike.

E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.

Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve.

“Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse ai është i mitur. Sipas atyre që i kam bërë ka përdorur hashashin, metadonin.

Ai është fëmijë dhe dikush nga më të rriturit ia jep. Ka shitur telefona, ka bërë në terren, që policia e di shumë mirë, ka bërë vjedhje. Unë nuk i njoh tamam personat që t’i identifikoj. Vetëm një grua, ajo nuk e pranon, por unë me atë e kam kapur djalin që e konsumon”, tha e ëma.

Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.

“Në të vërtetë është shumë i vështirë menaxhimi sa i përket nxënësit në fjalë”, tha drejtoresha.

“Është e nevojshme një fazë rehabilitetimi apo ai edhe të detoksifikohet, por është një fushë që i takon pjesës mjekësore, specialistëve atje. Unë e mendoj si një rast të vështirë dhe që ende nuk është gjetur një zgjidhje për të”, tha psikologia.

Mamaja e 12-vjeçarit është përballur edhe me Lirën, siç quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.

Prindi: Kur erdha unë, që ju pashë juve, çfarë po i jepte ajo gruaja X?

Fëmija dëshmitar: Drogë!

Prindi: Si e ka emrin ajo?

Fëmija dëshmitar: Lira!

Daja i fëmijës: Çfarë lloj droge pi?

Fëmija dëshmitar: Kokainë, bidon!

Prindi: Ti e pi?

Fëmija dëshmitar: Jo!

Prindi: Asnjëherë nuk e ke provuar?

Fëmija dëshmitar: Për ta provuar e kam provuar njëherë me X, që ia mori ajo..

Prindi: Ia mori ajo dhe ia dha X.

Fëmija dëshmitar: I thosha ore leje, leje, leje!

Prindi: E pivi X?

Fëmija dëshmitar: E pivi me, X vdes për drogë.

Prindi: Siç e gjeta unë poshtë te garazhi eee, me shishe?

Daja: Pse e kape me shishe ti me atë?

Fëmija dëshmitar: Po me e kapi duke pi bidon!

Momenti kur zonja është përballur me Lirën.

Prindi: Do përfundosh në burg!

E dyshuara: Shko me, më lër rehat ti!

Prindi: Mizerje, Ec ti, ec! Mizerje, që drogon fëmijët!

Me Komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12-vjeçarit bashkë me shokun e tij.

Gazetarja: Ku rrini ju?

Shoku: Ne dalim.

Gazetarja: Në ca vendi?

Shoku: Unë iki ditën në shpi, ai s’ikën fare.

Gazetarja: Sa vjeç je ti?

Shoku: 12!

Gazetarja: A shkon në shkollë?

Shoku: Jo!

Gazetarja: Pse?

Shoku: Nuk shkoj!

Gazetarja: Po prindërit i ke?

Shoku: Jo, më janë nda!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Ku ke qenë ti gjithë këto ditë? Pse nuk e njofton mamin? Pse ikën nga shtëpia?

X: A po pushon?

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Jo nuk po pushoj, sepse të gjithë, që jemi mbledhur këtu, jemi për ty, të ndihmuar ty, a e di, që është e rrezikshme, që një fëmijë i moshës tënde të rrijë në rrugë?

X: Ta pështyj në surrat, t’ia… robt..!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kjo është gjuhë e papërshtatshme.

X: Pështyva mos fol mo! Të q… robt!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve:Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu!

X: Ta futa nanji!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si je njohur me X?

Shoku: Më ka njoh një tjetër! Luçi.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kush e kishte Luçin shok, ti apo X?

Shoku: E ka pas edhe ky edhe unë.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Mosha juaj, apo është më i rritur?

Shoku: Mosha jonë.

X: Lëjeni çunin e huaj, të iki, lejeni! Ky erdhi për me nejt në shpi me mu, ju më sollët këtu, ju q…!

U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis”, por 12-vjeçari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, nga ku sërish u largua./tvklan

Ju sugjerojmë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Para
Mesfushori madrilen heq dorë nga Spanja, ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

Mesfushori madrilen heq dorë nga Spanja, ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

12-vjeçari braktis shtëpinë dhe merr drogë, ekspertët: Të rikthehen shkollat e riedukimit

12-vjeçari braktis shtëpinë dhe merr drogë, ekspertët: Të rikthehen shkollat e riedukimit

Radoiçiç heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

DASH: Radoiçiç është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës

TE FUNDIT

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com