Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ta blesh djersën e urbanëve 400 lekë”

2016/06/28 at 1:32 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ta blesh djersën e urbanëve 400 lekë”

Nga Osman Stafa


Disa muaj më parë Bashkia e Tiranës pranoi që çmimi i biletës për transportin urban të shkonte 400 lekë, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së operatorëvë private, që menaxhojnë linjat e kryeqytetit. Atëherë, pati një reagim publik nëpër rrjetet sociale, por çdo gjë u justifikua që kjo rritje duhej bërë për shkak se operatorët ishin në gjendje të vështirë financiare dhe kjo rritje prej 100 lekësh do të përkthehej në shërbime për qytetarin. Bashkia Tiranë publikoi 10 kërkesa të detyrueshme drejtuar operatorëve privatë, në mënyrë që ajo të pranonte kërkesën për rritje të çmimit të biletës.

Nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Mazniku, në një deklaratë për mediat, ditën që u vendos rritja e çmimit theksoi se: “Nga nesër, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake do të kryejnë në mënyrë të vazhdueshme kontroll kundrejt kompanive, për t’u siguruar që 10 masat kryesore të vendosura nga bashkia për përmirësimin e shërbimit të zbatohen”

Nga këto 10 pika, njëra na pëlqeu të gjithëve, e na bëri të “japim me qejf 100 lekëshin”, ishte ndezja e kondicionerëve në linjat e urbanit. Epo shpëtuam thamë me vete, vapa na mori të keqen. “Mjetet e transportit publik duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë, të cilët duhet të jenë gjithmonë në punë”- ishte urdhëresa e Bashkisë, e cila me këtë rast, “na e rrëshqiti” me lezet rritjen e çmimit të biletës.

………………………

Është ditë e hënë. Ora 8 e mëngjesit. Hipi në urban. Kondicionerët nuk punojnë. Faturino vjen dhe kërkon lekët e biletës, tashmë 400 lekë. Ti ia jep dhe “guxon” i përmend “urdhëresën” për ndezjen e kondicionerit. “Është shpejt”- thotë i inatosur dhe vazhdon përpara. Ty nuk të kujtohet se rregullorja e Bashkisë, flet për orar “shpejt” apo “vonë”, aty thuhet gjithë ditën.
“Bën shumë vapë mor zotëri, nuk rrihet, të merret fryma”- vijoj të guxoj unë. “Po deshe rri, po deshe ik, merr taksi”- vazhdon në nerv e sipër faturino.

Ajri është mbytës. Pak më tutje, një grua në moshën e mamasë sime është skuqur dhe kërkon me sy të gjejë sadopak metra kub ajër. Edhe një xhaxha në moshë, hap sa mundet këmishën për të kërkuar të hyjë ndonjë “fije erë”. Ndërkohë hipin e zbresin njerëz. Faturino shtyhet mes tyre, kontribuon jo vullnetarisht në rritjen e djersës, e është gjithë kohës me nerva. I fut një të bërtitur shoferit, në kodin e tyre të komunikimit, por përgjigjja që i vjen është se harxhohet shumë karburant.

Erdhi moment të zbres dhe ato 3 stacione, më duken si nxjerrje nga furrnalta e Elbasanit. Ajri jashtë, edhe pse termometri duhet të ketë qenë rreth 40 gradë, të duket si bombul oksigjeni. i premton vetes që nuk do të hipësh më.
Orët ecin, ti ke vrapuar nëpër punë e detyra. Vapa ka rritur prezencën, e ajri i nxehtë, na sfidon me pretendimin e ardhjes së stinës së ngrohtë. Urbani është sërish mjeti i vetëm me të cilët mund t’i shmangësh të gjitha, gjithnjë duke menduar se funksionojnë pikat e urdhërit të Bashkisë. Pastaj merr edhe pak veten me të mirë se urbani i rradhës nuk do të ketë të njëjtin faturino arrogant dhe injorant.

 

Hipën tek i rradhës. Ajri është fillimisht normal, por pastaj sërish vjen afshi i nxehtë. Dikush pranë meje kërkon kondicionerin. “Po deshe rri, po deshe ik”- është përgjigjja standarte që i përplaset në fytyrën e djersitur. “Po këta me fjalë e kanë bërë”- habitesh ti, për përgjigjen që mori bashkëvuajtësi yt i urbanit. Pastaj dëgjon protestën e atij që kërkoi kondicioner. “Është urdhër i shefit”- vazhdon faturino. Pasagjeri i lëshon një fjalë ofenduese për shefin. Faturino i thotë shoferit të ndalojë autobusin. Ai e ndalon dhe faturino përzë udhëtarin. Nuk jam i sigurtë nëse ishte ai që shpëtoi, apo ne që vazhduam rrugën. Çfarë duhet të bësh ti?
Përballë një personi të tille, që urdhërin e shefit e vendos përmbi ligjin, ti vendos të heshtësh, duke mos pasur edhe mbështetjen e qytetarëve të tjerë. Të bëhesh ti kurban për një nevojë të detyrueshme që u takon të gjithëvë? Jo. Atëherë më mirë të durosh vapën. Po deshe zbrit dhe ec në këmbë, por këmbët nuk janë në një mendje me ty. Përveç vapës, ti zien edhe nga inati. Inati sesi mundet që një nëpunës, i punësuar për të të shërbyër, të zbret nga një mjet i transportit publik. Pastaj e bën të pafaj atë njeri, i cili thjesht zbaton urdhërat aty.

Të vjen në mendje ai 100 lekshi i shtuar nga Bashkia e Tiranës, si arsye për të pasur më shumë shërbime. Të vijnë në mendje ata policët bashkiakë që sipas Z. Mazniku duhet të jenë kontrollorë të shërbimit publik. Po ata nuk duken gjëkund. Mbase rrijnë cepave, për të gjuajtur ndonjë plakë që shet presh, apo ndonjë xhaxha me peshore. Apo më tutje, për të parë kush shet kokoshka, akullore, që t’i sekuestrojne karrocën, të sekuestrojnë kastarveca e qepë, sepse ata veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe ligji nuk të fal.

Zgjidhja të duket e thjeshtë. Mjafton që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake të bëjnë kontrolle të njëpasnjëshme nëpër operatorët e transportit publik. Nëse ka shkelje, që duket se ka, atëherë, ta “marrë fjalën ligji”. Pra gjobat të jenë të majme, gati dyfshi i fitimit të një urbani për një ditë. Atëherë operatorët që kanë marrë përsipër këtë shërbim, do të mendoheshin dy herë, nëse do t’i ndezin kondicionerët apo jo.
Por kështu nuk ndodh. E ti, kupton vërtetë pafuqinë e pushtetit që ke zgjedhur për të mbrojtur të drejtat e tua. Kupton që ti je i destinuar të japësh, për të mos marrë. Kupton që ti thjesht je “lodra” që pushteti të plotësojë nevojat e biznesit, për ta taksuar më shumë këtë të fundit.

Unë nuk dua të besoj se Kryetari i Bashkisë sime është një gënjeshtar, apo një njeri që i hoqi 100 lekë më shumë xhepit tim, për të mos e mbajtur fjalën për respektim të rregullave të trasnportit publik.

Por nëse kjo rezulton e vërtetë edhe në vazhdim, atëherë ai nuk është më kryetari i qytetit tim. E unë qytetari, do ta zgjidh problemin, “me metodat e mia”. Jo për një “100 leksh më shumë”, por për pak respekt më shumë. Cilat janë këto “metodat e mia”? Më mirë përmirësoni shërbimin, që të mos i zëmë me gojë, që të mos bëheni pishman.

Koment-shkruesi gazetar në emisionin “Oktapod” Vizion Plus



Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Mediu: Kërkesa e 33 deputetëve për draftin, akt i njëanshëm

Mediu: Rama po bën pazare për të blerë deputetë, e turpshme

Sensuale si Klaudia Pepa…

Sensuale si Klaudia Pepa...

Skandal/ Arbitrit i publikojnë fotot nudo me dy femra në hotel

Skandal/ Arbitrit i publikojnë fotot nudo me dy femra në hotel

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com