Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sytë te hierarkia ushtarake e Kinës pas zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

2023/09/21 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sytë te hierarkia ushtarake e Kinës pas zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

Zhdukja e ministrit kinez të Mbrojtjes, Li Shangfu e vë në pah natyrën komplekse të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, kanë thënë diplomatët dhe analistët.


Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar të premten se Li është duke u hetuar për korrupsion gjatë prokurimit të pajisjeve ushtarake sa ka qenë në një tjetër pozitë. Edhe tetë zyrtarë tjerë kinezë janë duke u hetuar. Për fatin e tyre nuk ka shumë informacione zyrtare.

Sa i fuqishëm ka qenë Li Shangfu në sistemin e ushtrisë?

Në sistemin kinez, ministri për Mbrojtje Kombëtare konsiderohet me shumë më pak pushtet sesa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, dhe shumë pozita tjera të barasvlefshme në botë.

Kjo pozitë është në thelb diplomatike dhe ka rol ceremonial, pa ndonjë funksion direkt komande. Megjithatë, Li është në mesin e gjashtë zyrtarëve ushtarakë që janë nën komandën e komandantit të përgjithshëm Xi Jinping, dhe ai është një prej pesë këshilltarëve të shtetit, një pozitë më e lartë sesa ajo e një ministri tjetër të kabinetit.

Si inxhinier i hapësirës ajrore, i cili ka punuar në programin satelitor të Kinës, Li është parë si teknokrat, i cili ka ndihmuar në zbatim të idesë së Xi-së për modernizim të ushtrisë, kanë thënë analistët.

Si funksionon sistemi ushtarak kinez?

Ushtria kineze është krahu i armatosur i Partisë Komuniste në pushtet dhe, sipas raportit vjetor të Pentagonit për ushtrinë kineze, “ajo nuk i shërben direkt shtetit, mirëpo është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të partisë”.

Teksa është rritur në këtë pozitë, Li është dashur që ta dëshmojë se është absolutisht besnik ndaj partisë dhe Xi-së. Ushtria Çlirimtare Popullore ende funksionon me një kuadër aktiv komisarësh politikë, të cilët janë në krah të zinxhirit komandues. Sistemi i komisarëve nuk ka fuqi të barasvlershme sikurse në ushtritë e vendeve tjera komuniste.

Në fakt, Komisioni Qendror Ushtarak përbën trupin më të lartë vendimmarrës për çështje ushtarake.

“Prej kur është bërë udhëheqës i këtij Komisioni, Xi Jinping ka nisur zbatimin e shumë reformave duke e zvogëluar autonominë e ushtrisë dhe duke e rritur kontrollin e partisë mbi ushtrinë”, është thënë në vlerësimin e Pentagonit, i cili është lëshuar në nëntor të vitit 2022. Sipas ekspertëve, diçka e tillë e shton paqartësinë për ushtrinë kineze, përtej sekreteve që i ka secila ushtri.

A kanë rëndësi këto dallime kaq të mëdha?

Natyrisht që po. Ushtria kineze është ushtria më e madhe në botë dhe është duke u bërë secilën herë e më moderne. Teksa siguron armë të reja, ajo synon t’i ndryshojë edhe sistemet, përfshirë krijimin e sistemeve të reja siç është një komandë e unifikuar rajonale dhe një Forcë Strategjike, e cila do t’i mbulojë kapacitetet hapësinore dhe kibernetike të Kinës.

Li ka qenë zëvëndëskomandant i kësaj force prej vitit 2016. Me zgjerimin e fuqisë së ushtrisë kineze, ushtritë e huaja janë secilën herë e më të interesuara që të mësojnë se si funksion forca kineze dhe çfarë synime ka. Zhdukja e Li-së i ka rritur shqetësimet në mesin e disa diplomatëve dhe analistëve se ushtria kineze po pengohet nga një forcë e brendshme e sigurisë.

Shefat amerikanë të Mbrojtjes janë shumë të interesuar që t’i rikthejnë komunikimet rutinore me homologët e tyre kinezë, teksa rriten tensionet rajonale. Li, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara më 2018, për blerjen e armëve ruse, i ka shmangur diskutimet zyrtare me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin në Singapor, në qershor të këtij viti.

Pas bisedimeve të zhvilluara në fundjavë në mes të këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi në Maltë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë pak mundësi për shkrirje të akullit që ekziston në komunikimet mes dy vendeve.

Edhe nëse Kina e emëron një zyrtar të ri të Mbrojtjes dhe e lejon të takohet me Austinin, disa analistë besojnë se një figurë e lartë kineze, sikurse zëvëndëudhëheqësi i Komisionit Qendror Ushtarak dhe aleati i ngushtë i XI-së, Zhang Youxia, do të mund të jetë figurë e denjë për atë pozitë. Duke e marrë parasysh gjithë këtë situatë, një konferencë ndërkombëtare për sigurinë, në të cilën ishte planifikuar që të merrte pjesë Li, tani do të marrë vëmendje të veçantë.

Një pikë tjetër me rëndësi

Nëse Li nuk paraqitet në Forumin Xiangshan, organizimin më të madh diplomatik në fushën e mbrojtjes në Kinë, kjo nënkupton se ai është ende në mbajtje dhe në fazë të hetimeve. Diplomatët kanë thënë se Kina pritet ta organizojë forumin në pjesën e dytë të tetorit, por ende nuk i ka nisur ftesat, hap veçse i vonshëm për standardet e Kinës.

Forumi Xiangshan është një konferencë e nivelit të lartë përmes së cilit Kina tenton t’i formësojë diskutimet globale në fushën e mbrojtjes. Kur është mbajtur për herë të fundit me prezencë fizike, më 2019, në të kanë marrë pjesë 530 zyrtarë ushtarakë dhe hulumtues, përfshirë ministrat e Mbrojtjes nga 23 shtete. Ministri kinez i Mbrojtjes zakonisht e mban një fjalim në këtë forum dhe takohet me delegacionet e ftuara. /REL

 



Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Vijon megaoperacioni “Tempulli”,arrestohet një 29-vjeçar,shkon në 94 numri i të ndaluarve

Vijon megaoperacioni “Tempulli”,arrestohet një 29-vjeçar,shkon në 94 numri i të ndaluarve

Durrës/ Zjarr në katin e dhjetë të një pallati (Video)

Durrës/ Zjarr në katin e dhjetë të një pallati (Video)

Drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama: Dita më krenare e Shqipërisë

Drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama: Dita më krenare e Shqipërisë
















TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com