Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Syriza e “shiti” shpirtin e saj për hir të pushtetit

2016/01/26 at 11:25 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Syriza e “shiti” shpirtin e saj për hir të pushtetit

Nga Kostas Lapavitsas


(Kryeministri Aleksis Cipras ka përqafuar të gjitha masat e kursimit që dikur ai i kritikoi)

 

Kur ka mbushur një vit në pushtet, partia e Syriza-s po zbaton me besnikëri politikat shtrënguese, të cilat dikur i denonconte. Ajo spastroi radhët e saj nga fraksioni i majtë, ndërsa Cipras e zhduku radikalizmin e tij për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Greqia është e dëshpëruar. Pse e gjitha përfundoi në këtë mënyrë?

Një mit urban, i propaganduar në disa media, sugjeron se radikalët u ndaluan nga një grusht shteti i përgatitur nga politikanët konservatorë dhe zyrtarët e BE-së, të vendosur për të eliminuar rrezikun e kontaminimit. Syriza u suprimua nga monstrat e neoliberalizmit dhe privilegjit. Megjithatë, ajo zhvilloi luftën e mirë, dhe ndoshta mbolli farën e rebelimit. Realiteti është shumë ndryshe.

Një vit më pare, udhëheqja e Syriza-s qe e bindur se në rast se do të refuzonin një paketë të re shpëtimi, huadhënësit europianë do të detyroheshin ta bënin këtë përballë rrezikut të trazirave financiare dhe politike. Rreziqet në eurozonë ishin, supozuan ata, më të mëdha sesa ato në Greqi. Nëse Syriza-s negocionte fort, asaj do t’i ofrohej një “kompromis i ndershëm” i lehtësimit të masave shtrënguese dhe reduktimit të borxhit kombëtar.

Organizatori i kësaj strategjie ishte Varufakis, por ajo u miratua zellshëm nga Cipras dhe shumica e udhëheqjes së Syriza-s. Kritikët dashamirës theksuan në mënyrë të përsëritur, se eurozona kishte një grup të ngurtë institucionesh, me logjikën e tyre të brendshme, që thjesht do të refuzonin kërkesat për të braktisur masat shtrënguese dhe rishikuar borxhin.
Për më tepër, Banka Qëndrore Evropiane, ishte e gatshme të kufizonte dhënien e likuiditetit ndaj bankave greke, duke e asfiksuar ekonominë – dhe bashkë me të edhe qeverinë e Syriza-s.

Greqia nuk mund të negocionte në mënyrë efektive pa një plan alternativ, duke përfshirë mundësinë e daljes nga bashkimi monetar, në kushtet kur krijimi i likuiditetit të saj ishte e vetmja mënyrë për të shmangur morsën e BQE-së.

Natyrisht, kjo do të ishte aspak e lehtë, por të paktën do të kishte ofruar mundësinë e rezistencës përballë stetegjisë katastrofike të paketave të shpëtimit nga ana e huadhënësve. Mjerisht, udhëheqja e Syriza-s nuk do të kishte asnjërën prej tyre. Përgjigja nga politikanët të BE-së ndaj Syriza ishte arroganca, frustrimi dhe përshkallëzimi i armiqësive.

Natyra shkatërruese e strategjisë së Syriza u bë e qartë që në 20 shkurt 2015. Politikanët evropianë, e detyruan qeverinë e re greke të bjerë dakord për të synuar sufiçite buxhetore, të zbatojë “reformat”, përmbushë të gjitha detyrimet ndaj borxhit dhe heqë dorë nga përdorimi i fondeve ekzistuese të ndihmës për çfarëdo qëllimi, përveç mbështetjes së bankave.
BE-ja e mbylli me qetësi rubinetin e parave në Bankën Qendrore Evropiane, dhe nuk pranoi të japë asnjë qindarkë mbështetje financiare shtesë, derisa Greqia të përmbushte kushtet e vendosura. Ndërkohë kushtet në vend u bënë gjithnjë e më të dëshpëruara, pasi qeveria preku likuditetin rezervë, bankat mbetën thatë, dhe ekonomia mezi po mbahej në këmbë.

Deri në qershorin shkuar, Greqia u detyrua të vendosë kontrollet ndaj kapitalit dhe të deklarojë pezullimin e përkohshëm të shërbimit bankar. Syriza tentoi një hedhë zarat e fundit në korrik, kur Cipras thirri një referendum për një paketë të re dhe të ashpër shpëtimi. Çuditërisht, dhe me një trimëri të konsiderueshme, 62 përqind e grekëve votuan kundër.
Cipras kishte bërë fushatë për këtë verdikt, por kur rezultati u faktua ai e kuptoi se në praktikë kjo do të thoshte dalje nga eurozona, për të cilën qeveria e tij nuk kishte bërë asnjë përgatitje serioze. Sigurisht pati disa skica në formë planesh, për një monedhë apo një sistem bankar paralel, por ide të tilla amatoreske qenë të padobishme vetëm një minutë pas mesnate.

Për më tepër, populli grek nuk qe i përgatitur, dhe Syriza mezi funksiononte si një parti politike në terren. Mbi të gjitha, Cipras dhe rrethi i tij u angazhuan personalisht ndaj euros. I përballur me rezultatet katastrofike të strategjisë së tij, ai u dorëzua duke shkuar kokëulur para huadhënësve.

Që atëherë ai ka adoptuar një politikë të ashpër të sufiçiteve buxhetore, ngriti taksat dhe ia shiti bankat greke fondacioneve spekulative, aeroportet dhe portet u privatizuan, dhe tashmë është gati të ulë sërish pensionet.

Paketa e re e shpëtimit, e ka dënuar një Greqi të zhytur në një rënie ekonomike afatgjatë me një perspektivë rritjeje të mjerë, me rininë e arsimuar që po emigron dhe borxhi kombëtar që peshon shumë. Syriza është shembulli i parë i një qeverie të majtë, që nuk ka dështuar vetëm në përmbushjen e premtimeve të saj, por ndërkohë zbatoi të gjithë programin e opozitës.

Dështimi i saj ka forcuar perceptimin në të gjithë Evropën, se kursimi është e vetmja mënyrë dhe asgjë nuk mund të ndryshojë ndonjëherë. Pasojat janë të rënda për disa vende, duke përfshirë Spanjën, ku Podemos-i është duke trokitur në derën e pushtetit. sSyriza dështoi jo pse masat e kursimit janë diçka e pathyeshme, as për shkak se ndryshimi radikal është i pamundur, por për shkak se në mënyrë katastrofike, ajo nuk ishte e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur në një sfidë të drejtpërdrejtë me euron.

Ndryshimi radikal dhe braktisja e masave shtrënguese në Evropë, kërkon një konfrontim të drejtpërdrejtë me vetë bashkimin monetar. Për vendet e vogla kjo nënkupton përgatitjen për të dalë nga eurozona, ndërsa për vendet kryesore pranimin e ndryshimeve vendimtare për marrëveshjet monetare jofunksionale. Kjo është detyra para së majtës evropiane dhe i vetmi mësim pozitiv nga përmbysja e Syriza-s.
“The Guardian” – Në shqip nga Bota.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
Para
Kastro Zizo me një program televiziv në Kosovë

Kastro Zizo me një program televiziv në Kosovë

Donald Lu: Tregoni paratë e zgjedhjeve. Mos kandidoni të inkriminuar

Donald Lu: Tregoni paratë e zgjedhjeve. Mos kandidoni të inkriminuar

Suedi, 15 vjeçari vret punonjësen në kampin e azilantëve

Suedi, 15 vjeçari vret punonjësen në kampin e azilantëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
28 Qershor, 2025

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili...

Lexo më shumë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
28 Qershor, 2025

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë...

Lexo më shumë

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com