Nga e hëna në të diel, portali Syri.net tashmë do të ketë edhe edicion informativ.
Do të transmetohet në orën 18:00 çdo ditë.
“Prova e parë teknike me sukses. Nga e Hëna çdo ditë në 18.00. Të paret edhe këtu…”, shkruhet në faqen e facebook të Syri.net.
Ishte i pari portal që futi emisionin politik Fakt me Çim Pekën, ku trajtohen çështje të aktualitetit dhe politikës, në formë intervistash.
Ndërsa sot u njoftua se do të ketë edhe edicion lajmesh, fiks si në Televizion.