Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp foli, ndërsa foli ndeshjen që do të mbahet në Leskovac më 11 tetor, theksoi se sfida me Serbinë është vendimtare.
“Jam shumë dakord që nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Më e rëndësishmja më duhet ta them është se sfida me Serbinë është vendimtare. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por jo është më e rëndësishmja. Nëse fitojmë, ndeshja ndaj Andorras do jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme, siç e pamë edhe në Tiranë. Besoj se do jetë ndeshje e bukur”, u shpreh Sylvinho.