Ajo e gjeti makinën që kishte parkuar plot me letra shënimesh.
Kjo surprizë i ka ndodhur një vajze italiane që jeton në Legnano, provincë e Milanos.
Një djalë që duket se e admiron atë, e mbuloi makinë e saj tip “Peugeot 107” me letra ngjitëse, ku kishte shkruar në italisht “më bëj të buzëqesh” dhe në shqip “të dua”.
Fotoja e makinës ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa admiruesi mbetet ende i panjohur.
Por, mediave italiane nuk u ka shpëtuar fakti se djali nuk di të shkruajë mirë italisht, pasi “famelo a sorriso” e kishte shkruar me një “r”.
Gjithësesi pyetja që mundon tani njerëzit është: A ia theu vajzës zemrën me këtë veprim? Kjo ende nuk është zbuluar./tvklan.al