Ditën e sotme, Ilir Meta u betua si presidenti i ri i Shqipërisë. Por përveç betimit, duket se Meta u ka bërë edhe një surprizë të gjithë shqipëtarëve. Ai për herë të parë ka hapur një faqe zyrtare në “Facebook”, nga ku do ta bëjë më të thjeshtë komunikimin me njerëzit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, duke e shpërndarë faqen e Metës në profilin e saj. Tani presim të shohim postimet e ardhshme të Presidentit, pasi deri më tani, ai ka shfaqur vetëm video, të momenteve nga ceremonia Presidenciale.