36 të arrestuar, mes tyre shqiptarë dhe 140 kg drogë e sekuestruar, prej të cilave 58 kilogramë kokainë, 18 heroinë, 31 hashash dhe 34 marijuanë.
Është ky finalizmi i një operacioni të kryer nga Guardia di Finanza, i koduar “Daku”, i cili në sajë të hetimeve 2-vjeçare ka mundur të zbuluar një rrjet shqiptarësh, që operonin në Holandë, Itali dhe Shqipëri. Gorsistët e drogës e importonin drogën nga Holanda.
Malli që vinte nga Amerika e Jugut dhe zbarkonte në portet holandeze dhe më pas transportohej me makinë në Itali, duke përdorur funde të dyfishta.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 170 mijë euro, 2 prona, një pistoletë dhe 13 makina.