Fitorja e çmendur dhe e dyshimtë e Skënderbeut ditën e sotme në Korçë ndaj Vllaznisë 43 ka rihapur fort kampionatin shqiptar.
Ndeshja që pati 3 penallti dhe që u vendos në minutën e fundit ka ngjallur debat. Partizani dhe Kukësi udhëheqin në krye me pikë të barabarta, ndërsa Skënderbeu është vetëm 1 pikë pas tyre. Ndërkohë, me fitoren e Laçit dhe me disfatën e Tiranës 20 në Vlorë, ekipi kryeqytetas rrezikon të bjerë nga kategoria. Ai gjendet me pikë të barabarta me Laçin në zonën e ftohtë, por është i avantazhuar nga golavarazhi.