Superliga do të nisë më 7 shtator për sezonin 2016-2017. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Skema është e njëjtë me katër faza ku garojnë 10 ekipe. Ekzekutivi i FSHF-së vendosi që më 24 gusht të luhet Superkupa e Shqipërisë, në Shkodër.
Ndryshime ka patur në kampionatit e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Në fazën e tretë skuadrat do të luajnë për tu ngjitur një ligë më lart ose për të zbritur një më poshtë.
Pikët e grumbulluara do të përgjysmohen. Komiteti Ekzekutiv e argumentoi me rritjen e rivalitetit. Kjo formulë përdoret edhe në kampionate të tjerë në Europë.
Në këtë mbledhje janë përcaktuar edhe çmimet e biletave për takimin e parë Kombëtares në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Me Maqedoninë më 5 shtator një biletë do të kushtojë nga 1 mijë deri në 8 mijë lekë.