Të mërkurën luhen ndeshjet e fundit të këtij sezoni të Superligës Shqiptare, por takimi që ka marrë të gjithë vëmendjen është ai në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.
Korçarët do të kërkojnë fitoren në një fushë të vështirë për t’u shpallur kampionë për herë të gjashtë. Drejtuesit e Flamurtarit thonë se do të respektojnë kampionatin edhe në këtë takim.
Idrizi kërkon të ulë edhe presionin e tifozëve që fjalin për hakmarrje.
Ndërsa Partizani do të presë në “Qemal Stafa”, Teutën, por vëmendjen do ta mbajë te ajo që ndodh në Vlorë.
Ndeshjet e së mërkurës luhen të gjitha në orën 17:00.
Përveç titullit mbetet për t’u përcaktuar edhe një skuadër që do të zbresë nga kategoria.