Superliga e Evropës në futboll, kompeticioni i ri i cili dalëngadalë po merr formë, ka fituar betejën e parë ndaj FIFA dhe UEFA.
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore, e cila ka vendosur në favor të Superligës, me këta të fundit, të cilët kanë ndërmarrë nismën për një inovacion në futboll. Kujtojmë se kohë më parë, përfaqësues të saj kishin apeluar monopolin e dy qeverive evropiane e botërore të futbollit, ku sipas kërkesës, pushteti i tyre është absolut.
Diçka të tillë e ka vënë në dukje dhe vetë gjykata, ku gjatë seancës ka deklaruar se abuzimi i UEFA dhe FIFA ka qenë i dukshëm. Në këtë pikë, jep të drejtën e krijimit të një kompeticioni i cili do të konkurrojë në treg, për më tepër do të ishte më e legjishme një garë paralele e menaxhuar nga vetë klubet.
“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ato janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre. Për tifozët do t’i transmetojmë të gjitha ndeshjet e Superligës falas. Për klubet, të ardhurat dhe pagesat e solidaritetit janë të garantuara”, tha përfaqësuesi.
Reagime në lidhje me vendimin e gjykatës ka pasur dhe nga dy klubet e futbollit, Reali dhe Barcelona, të cilat ishin të parat që përqafuan idenë e krijimit të një kompeticioni të ri të pavarur.