Policia belge ka zhvilluar një operacion masiv për arrestimin e njeriut më të kërkuar në botë, Salah Abdeslam. Mësohet se gjatë aksioni ka vdekur një person, dhe disa të tjerë janë plagosur, mes tyre efektivë të policisë.
Abdeslam, shtetas francez i lindur në Bruksel, ka qenë objekt i një kërkim masiv që nga sulmet e Parisit. “Ne mund të konfirmojmë se shenjat e gishtave e Salah Abdeslam janë gjetur në banesë”, tha Eric Van Der Sypt, zëdhënës për prokurorët federalë belge.
Salah Abdeslam jetonte në Molenbeek në Bruksel. Policia rrethoi lagjen Rue des Quatre Vents dhe u bëri thirrje terroristëve të dorëzohen por ata qëlluan me plumba e granata ndaj policisë e cila qëlloi me snajpera duke arritur të vrasë njërin prej terroristëve.