Mëngjesin e sotëm është finalizuar një super operacion kundër organizatave kriminale në Itali që ka vënë në pranga 17 persona.
Siç raportojnë mediat italiane, operacioni i koduar “Rruga e Detit” është zhvilluar në orët e para të mëngjesit mes Sardenjës, Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Mes 17 të arrestuarve janë shtetas italianë dhe shqiptarë.
Ndër akuzat më të rënda që bien mbi ta janë përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe shpërndarje droge.
Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit. /Opinion.al