Pasi shënoi kundër Bolivisë, në eliminatoren e vlefshme për “Rusi 2018”, për Carlos Baça erdhi një lajm i hidhur. Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij në Trezzano, në Itali, duke i vjedhur disa bizhuteri me vlerë dhe një makinë Porsche Cayenne.
Gjithashtu, hajdutët shfrytëzuan një tjetër makinë të lojtarit, një Mini Cooper, për të shklyer derën e madhe nga ku dolën me makinën e vjedhur. Sulmuesi u njoftua për ngjarjen, por nuk do të kthehet në Itali para se të luajë kundër Ekuador.
Baça duhet të shkojë te autoritet italiane për të raportuar inventarin e gjërave të humbura, teksa policia ka nisur hetimet. E gjithë familja Bacca ka shkuar në vendlindje, ku lojtari është grumbulluar nga kombëtarja.