Skendërbeu nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato janari. Duket se korcarët kanë gjetur akordin me një tjetër lojtar me eksperiencë. Bëhet fjalë për një “ish” dhe pikërisht për Sebino Plakun. Sulmuesi do të luajë për pjesën e dytë të sezonit me Skendërbeun. Akordi është gjetur pak minuta më parë. Plaku do të niset nesër drejt Korcës, për t’iu bashkuar ekipit të tij të ri. Sulmuesi kryeqytetas u aktivizua pjesën e parë të sezonit me Partizanin, ndërsa nuk arriti të tregonte vlerat e tij për shkak të dëmtimeve të shumta.