Pak ditë pasi u shpall një lojtar i lirë nga FSV Frankfurtit në kategorinë e tretë në Gjermani, sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani ka zbritur një kategori më poshtë duke shkuar te Elversberg. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit janë të lumtur për afrimin e Kapllanit.
“Edmondi është i vlefshëm për ne jo vetëm për të dhënat e tij futbollistike, por më shumë. Ai sjell në skuadër forcën e tij të karakterit dhe të liderit”,ka thënë Roland Zaitz, i cili është i bindur se sulmuesi do të jetë i vlefshëm për trajnerin Mishel Viziger. Kapllani ka luajtur për katër sezone me FSV Frankfurt, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të Bundesligës 2 për këtë skuadër me 37 golat e tij. Klubi i FSV Frankfurtit ra nga Bundesliga 2 në fund të sezonit të kaluar.